FB

April 24, 2022 | 8:45

10 fobi që (ndoshta) nuk i keni ditur

Fobitë janë frika që gjenerojnë ndjenja të vërteta ankthi tek ata që vuajnë prej tyre. Por nuk bëhet fjalë vetëm për insektet dhe sëmundjet. Nga dashuria te shkopinjtë kinezë, ka shumë gjëra që mund të krijojnë frikë të madhe dhe shpesh të pamotivuar. Këtu kemi mbledhur 10… të mahnitshme.

Decidofobia. I pari që foli për të ishte filozofi Walter Kaufmann, në një nga librat e tij të vitit 1973: është frika nga marrja e vendimeve. Sipas Kaufmann, decidofobët gjithmonë do të linin një autoritet të jashtëm të vendoste për ta, si një prind, një parti politike ose një kishë. Fobia është një frikë ekstreme, irracionale dhe disproporcionale nga diçka që nuk përfaqëson një kërcënim real dhe me të cilën të tjerët përballen pa mundime të veçanta psikologjike.

Nomofobia. Është fobia e shkëputjes nga rrjeti telefonik. Një frikë moderne. Sipas një studimi britanik, 58% e meshkujve dhe 48% e femrave vuajnë prej saj. Shumë fobi kanë karakter kulturor. Me fjalë të tjera, ato ndryshojnë sipas mjedisit, shoqërisë, kulturës dhe epokës.

Filofobia. Është frika e madhe për t’u dashuruar. Psikologët e shohin si një lloj mekanizmi mbrojtës për të mos vuajtur. Rasti më i famshëm është ai i Elizabetës I të Anglisë, vajzës së Henrikut VIII dhe Anna Bolenës, kësaj të fundit iu pre koka. Sipas historianëve, refuzimi i saj për t’u martuar dhe për të krijuar familje është pikërisht shkaku i historisë së saj tragjike.

Anuptafobia. Jo të gjithëve u pëlqen liria sentimentale: anuptafobikët padyshim kanë frikë prej saj. Nuk u pëlqen ideja për të qëndruar beqar. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Torontos, “frika nga të qenit beqar” shoqërohet vazhdimisht me heqjen dorë në dashuri dhe shtyrjen e të sëmurëve që të vendosen për partnerë më pak tërheqës dhe marrëdhënie më pak të kënaqshme.

Dehipnofobia. Frika e pamotivuar e bisedave në kohën e darkës mund të llogaritet ndër fobitë sociale. Sipas Shoqatës së Psikologjisë Congintive (APC), rreth 13% e popullsisë kanë një episod të fobisë sociale në jetën e tyre.

Bolsenofobia. Frika e pajustifikuar e komunistëve. Veçanërisht i përhapur në kohën e Luftës së Ftohtë, midis fundit të viteve 40 dhe mesit të viteve 50 në SHBA, ajo shkaktoi një gjueti të vërtetë shtrigash, e kompletuar me një komision parlamentar antikomunist të udhëhequr nga senatori Joseph McCarthy.

Barofobia. Frika nga graviteti, me pasojë frikën se mos shtypet: manifestohet mbi të gjitha kur ngjiteni në ashensor.

Eufobia. Është frika e marrjes së lajmit të mirë: parashtesa “eu” me origjinë greke qëndron për mirë.

Siderodromofobia. Frika nga udhëtimi me tren, e aftë për të shkaktuar sulme paniku dhe manifestime ankthi të ngjashme me ato të klaustrofobisë (frika nga vendet e mbyllura). Është shumë më e përhapur nga sa mendoni dhe prej saj ka vuajtur edhe Sigmund Freud, i cili kishte edhe një fobi tjetër: atë të vizitës në Romë. Megjithatë, arriti ta kapërcejë atë.

Konsekotaleofobia. Nëse do të kishte një çmim për fobinë më të çuditshme, me siguri ai i shkopinjve kinezë mund ta fitonte atë. Sidomos kur rezulton se është veçanërisht i përhapur në Lindje.

 

 

Burimi / https://www.focus.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top