Këshilla & Arsye

October 7, 2019 | 8:05

10 këshilla për një jetë më të shëndetshme dhe më të bukur

1. Ushqehu shëndetshëm

Dieta më e mirë është ajo që bazohet në ushqime të cilat i kemi konsumuar që në periudha të hershme kohore në planetin ku jetojmë. Këto janë ushqimet të cilat i kemi përfshirë në konsumin tonë të përditshëm dhe me të cilat jemi përshtatur. Studimet kanë treguar se një dietë “primitive” e përbërë nga fruta, perime, arra, drithëra, mish, peshk dhe vezë është mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll peshën trupore dhe në përmirësimin e rreziqeve serioze të sëmundjeve siç janë çrregullimet e zemrës dhe diabeti që po përhapen gjithnjë e më shumë në shekullin që po jetojmë. Filozofia e “ushqimeve primitive” do të na mundësojnë t’i largohemi marketingut dhe informacioneve të gabuara të dietave të sotme duke na lejuar kështu të bëjmë zgjedhje të shëndetshme dhe me vetëbesim për ushqimin që do të konsumojmë.

2. Hidratohu

Uji përbën 2/3 e trupit dhe kryen një sër funsksionesh në organizmin e njeriut duke u përfshirë gjerësisht si tretës i ushqimit që depozitojmë në trup, si rregullator i temperaturës dhe si detoksifikues i organizmit. Të jemi të vëmendshëm ndaj hidratimit të trupit tonë mund të ketë një ndikim të thellë në vitalitetin dhe nivelin e energjisë trupore duke përfshirë këtu edhe vigjilencën mendore.

3. Ushqehu me mendje

Jeta e ditëve të sotme e karakterizuar nga ritmi dhe dinamika ka një tendencë për t’i prirur njerëzit të ushqehen jo në mënyrë të kujdesshme. Hera herës të shpërqëndruar, të pavëmëndshëm ndaj asaj që konsumojnë apo të marrin më shumë kalori nga sa ka nevojë trupi i tyre. Të ushqehemi me mendje! Ka shumë përfitime të ngrënit me mendje. Disa gjëra që duhen shmangur janë: Ngrënia me shpërqëndrim, ngrënia në mënyrë tepër të shpejtë dhe ajo që duhet të bëjmë është të përpiqemi të shijojmë çdo kafshatë.Të fokusohemi në përtypjen e ushqimit me qetësi pasi ky proces na ndihmon jo vetëm në shijimin e asaj që jemi duke ngrënë por edhe në procesin e tretjes.

4. Merr sa më shumë rreze në stinën e verës…

Rrezet e diellit dhe vitamina D kanë shumë rëndësi për trupin duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të disa formave të ndryshme të kancerit, çrregullimeve të zemrës, të sklerozës, osteoporozës si dhe në përmirësimin e sistemit imunitar.Vitamina D prodhohet kur hija jonë është më e shkurtër se gjatësia e trupit tonë, atëherë kur dielli është shumë lart në qiell. E rëndësishme është të shmangim diellin në kohën e djegies dhe të shijojmë rrezet e tij në orët e duhura pasi dielli është shumë i rëndësishëm për shëndetin.

5. Rreze dielli…edhe në dimër

Niveli i ulët i rrezeve të diellit në dimër mund të ndikojnë në gjëndjen tonë shpirtërore. Edhe kur temperaturat jashtë janë tepër të ulëta, t’i kushtojmë vëmendje atyre pak rrezeve në oraret e drekës në ditë pa shi dhe pa vranësira.

6. Ngopu mirë me gjumë

Gjumi ka aftësinë për të rigjeneruar energjinë fizike dhe mendore dhe nivelin optimal të gjumit ( rreth 8 orë gjumë në natë ) që lidhet me një zbehje të rrezikut të çrregullimeve kronike dhe me përmirësimin e jetëgjatësisë. Një strategji e thjeshtë që na ndihmon të marrim sasinë optimale të gjumit është të zgjohemi herët. Të shkosh në shtrat rreth orës 22:00 apo 22:30 është një investim potencialisht i dobishëm në aspektin e shëndetit dhe mirëqenies. Mbyllja e televizorit apo e kompjuterit herët në mbrëmje shpesh krijon hapsirën dhe kohën për t’a mbyllur ditën më herët.

7. Bëj ecje rregullisht

Përfshirja e aktiviteteve jo të komplikuara fizike si ushtrime aerobike dhe ecje janë të lidhura fort me një sër përfitimesh për trupin dhe mëndjen duke përfshirë këtu dhe pakësimin e çrregullimeve kronike, zbehjen e ankthit dhe rritjen e humorit. 30 minuta ecje në ditë është ideale për një trup të shëndetshëm dhe të lumtur.

8. Angazhohu në disa ushtrime rezistence

Ushtrimet e rezistencës ndihmojnë për të mbajtur nw formw masën muskulore dhe forcojnë trupin. Këto ushtrime kanë një rëndësi të veçantë me kalimin e moshës duke zvogëluar paaftësinë dhe mundësinë e vdekshmërisë së hershme. Ushtrime të tilla mund të kryen mjaft mirë në kushtet e shtëpisë si; streçing, ushtrimet e barkut etj.

9. Praktiko artin e mirësisë

Praktikimi i artit të mirësisë është i dobishëm si për marrësin por edhe për dhënësin. Disa xheste të thjeshta si; një telefonatë, një tekst mesazhi, një ftesë për drekë, një tufë me lule… . Xheste spontane dhe të ndjera për dikë që kujdeseni apo me të cilin keni humbur kontaktet prej kohësh.

10. Praktiko artin e vlerësimit

Jeta e kohëve moderne është e mbushur me aktivitete dhe shpeshherë mund t’a gjejmë veten me një listë të gjatë e gjithnjë me shumë në rritje të qëllimeve tona, një pjesë e të cilave mund të jenë materiale. Është mirë që ashtu siç veprojnë një pjesë e vogël e njerëzve, të shpenzojmë më shumë kohë duke u fokusuar jo në ato gjëra që nuk kemi por në ato gjëra që realisht i zotërojmë dhe i praktikojmë në përditshmëri. Gjëndja jonë shpirtërore mund të jetë gjithnjë në formë duke falenderuar dhe duke i qenë mirënjohës për gjithçka familjes dhe miqve tanë.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top