Këshilla & Arsye

August 18, 2017 | 15:30

10 këshilla për të bërë miq të mirë

Të gjejmë miq dhe t’i ruajmë ata për gjithë jetën, është një punë shumë e vështirë, duke qenë se të kesh të bësh me njerëz të ndryshëm, ndonjëherë është problematike. Si mund t’i kuptojmë të tjerët dhe të mësojmë të shkojmë mirë me ta? Si mund të zgjojmë interesin tek të tjerët? Si t’i evitojmë debatet? Si t’ia bëjmë që të jemi më të zotë për të folur me njerëzit?

Ja dhjetë këshilla thelbësore për të krijuar miqësi të reja dhe për të mos i humbur ato…

1. Mos kritikoni: në vend që të kritikoni, mundohuni ta kuptoni personin tjetër. Përse bën atë që bën apo përse thotë ato që thotë? Respektoni mendimet e tij. Vëreni veten në vendin e tij. Nëse mendon në një mënyrë të caktuar, do të ketë arsyet e veta.

2. Shfaqni vlerësim të sinqertë për të tjerët. Mos mendoni shumë për sukseset tuaja dhe vendosni në vend të parë cilësitë e personit tjetër.

3. Flisni për atë çka dëshiron të flasë miku apo mikesha juaj. Flisni më pak për veten dhe për shqetësimet tuaja dhe kushtojini vëmendje gjërave që ju thotë. Zbuloni se çfarë u intereson atyre që ju rrethojnë dhe flisni për atë gjë.

4. Interesohuni me sinqeritet për të tjerët. Kjo gjë do të bëjë që miqtë tuaj të ndihen të rëndësishme. Kuptojeni rëndësinë e tyre, duke u interesuar për problemet që kanë. Në këtë mënyrë do të rrisni dukshëm dëshirën e tyre për të qëndruar me ju. Tregoni simpati për idetë dhe dëshirat e tyre.

5. Buzëqeshni. Është kartëvizita më e mirë. Me një buzëqeshje jeni duke i thënë tjetrit në mënyrë kuptimplote: më pëlqen, ndihem mirë me ty, jam i kënaqur që po të shoh…

6. Thirreni bashkëbiseduesin tuaj në emër. Kujtoni emrin e personit me të cilin po bisedoni dhe përsëriteni shpesh. Është një kompliment mjaft efikas.

7. Dëgjoni me vëmendje. Kjo gjë i fton të tjerët të flasin për veten e tyre dhe të forcojnë marrëdhënien që kanë me ju.

8. Evitoni debatet. Nuk shërbejnë për gjë, nuk do t’ia dilni asnjëherë të bindni ndokënd për idetë tuaja dhe diskutimet ju shterojnë të gjitha energjitë.

9. Pranoni gabimet tuaja. Në këtë mënyrë edhe të tjerët do të jenë më të prirur të bëjnë të njëjtën gjë.

10. Jini të sjellshëm dhe lejojeni personin tjetër të flasë më shumë. Kush nuk është i aftë të dëgjojë të tjerët, është ai që humbet më shumë.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top