Këshilla & Arsye

November 16, 2018 | 10:30

10 këshilla për të menaxhuar ethet e fëmijëve

Më ndihmoni, fëmija im ka ethe! Shumë nëna e kanë thënë këtë fjali, deri në pikën që studiuesit e quajnë “fobia e etheve” shqetësimi i tepruar që prek prindërit para termometrit.

Falë bashkëpunimit me Dr. Elisa Sabbioni të Polycentric Pediatrik, ne u përpoqëm të bëjmë njëfarë qartësie për të kuptuar se cilat janë praktikat e mira dhe rekomandimet për të menaxhuar rregullisht ethet. Para së gjithash, është mirë të kujtojmë se ethet janë një mekanizëm mbrojtës i trupit tonë kur një proces infektiv (i shkaktuar nga viruset dhe bakteret) ose procesi inflamator po ndodh.

Nuk duhet të frikësoheni shumë dhe shikoni disa nga këshillat që duhet të zbatoni.

Mos shikoni vetëm termometrin

Për të vendosur se si ta trajtojmë pacientin tonë të vogël, nuk mjafton vetëm të shikosh termometrin. Gjendja e tij e përgjithshme është po aq e rëndësishme. A është shumë i pafuqishëm? A vuan ai? Nuk mund të luajë qetë? Në këtë rast, edhe nëse termometri nuk sinjalizon temperaturë veçanërisht të lartë, është e këshillueshme që të administrohet një antipiretik që mund t’i japë lehtësim fëmijës.

Cilat ilaçe të përdoren?

Ilaçet e vetme që do të përdoren në moshën pediatrike janë ibuprofen dhe paracetamol. Të dyja janë efektive, natyrisht që duhet t’u jepet doza e duhur, e cila llogaritet në bazë të peshës së foshnjës (për dozën e saktë pyesni gjithmonë pediatrin).

Këto janë ilaçe antipiretike (d.m.th për të ulur temperaturën) por gjithashtu kanë dhe funksione analgjezike dhe për këtë arsye shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen. Përveç kësaj, ibuprofen gjithashtu ka një funksion anti-inflamator, kështu që përveç uljes së etheve dhe lehtësimit të dhimbjeve ai lufton dhe inflamacionin.

Mos e nënvlerësoni dhimbjen

Ndërsa për ethet ka një alarm të lartë nga prindërit, e dhimbjet nuk ndodh e njëjta gjë, që do të thotë se shumë shpesh nënvlerësohen. Megjithatë, duke pasur parasysh sigurinë dhe tolerancën e barnave, është e mundur që të lehtësohet sikleti i tyre duke administruar ibuprofen ose paracetamol sipas nevojave, ashtu siç bëjmë për temperaturën. Për shembull, pas vaksinimeve, mund të jetë e dobishme t’i jepni një nga këto barna fëmijëve që t’i ndihmojë ata të përmirësohen.

Si të merren ilaçet?

Rruga orale është ajo më e mira për çdo moshë. Pra, shmangni sa më shumë që të jetë e mundur supostot dhe përdorni shurup, pika, kapsula të butë për t’u pirë. Vetëm në rast se ka të vjella të vazhdueshme është e këshillueshme që të përdoren supostot.

Si paracetamoli dhe ibuprofeni nuk është e kanë të nevojshëm që foshnjat ta kenë stomakun plotë! Është treguar se të dy kanë tolerancë të mirë dhe prandaj mund të jepen në çdo kohë pa pritur për ngrënien e ushqimit.

Dhënia e ilaçeve fëmijëve nuk është gjithmonë e lehtë, për këtë arsye zgjidhen shpesh shurupet me shije luleshtrydheje apo portokalli. Kjo ju ndihmon t’ua jepni medikamentet në sasi dhe kohë të saktë, pa i ndjekur fëmijët nëpër shtëpi.

NUK duhet alternuar paracetamoli dhe ibuprofeni

Kjo pikë është e nevojshme të qartësohet sepse shpesh në të kaluarën kanë qarkulluar informacione të gabuara. Në të vërtetë, disa studime kanë treguar se dhënia e kombinuar mund të rrisë toksicitetin e barnave dhe prandaj duhet të shmanget. Është gjithashtu shumë më e lehtë për të bërë konfuzion me dozat dhe kohët dhe për këtë arsye rritet rreziku për t’i dhënë sasi shumë të larta të dy barnave.

Pra, nuk ka pavendosmëri apo ndryshim gjatë terapisë: sapo të filloni me një ilaç, vazhdojeni gjithmonë dhe vetëm me atë.

Kujdes ndaj dozave

Një rekomandim tjetër i pediatërve ka të bëjë me dozat. Është e rëndësishme që me qëllim që të sigurohet efikasiteti dhe të mos ketë efekte anësore, barnat të jepen në doza të sakta dhe duke respektuar kohën e pritjes midis njërës dozë dhe tjetrës.

Kjo është arsyeja pse ne i kërkojmë ndihmës pediatrit: ai do të na tregojë sa ilaç duhet t’i japim në bazë të peshës së fëmijës dhe cila është doza maksimale ditore.

Për të shmangur metodat e përafërta të dozimit, të tilla si lugë: gjithmonë përdorni lugë matëse dhe shiringa të përfshira në pako.

Si ta masim temperaturën?

Udhëzimet e pediatrisë tregojnë matjen nën sqetull si një nga metodat e preferuara. Metoda rektale duhet të shmanget sepse është shumë invazive, ndërsa matjet në vesh shpesh janë të pasakta. Prandaj, një sugjerim i mirë është ta mbash fëmijën për ta ndihmuar atë që të mbajë termometrin në vendin e duhur dhe aq sa është e nevojshme.

Nuk është e nevojshme ta masësh shumë shpesh temperaturën, por është e dobishme për ta monitoruar atë çdo 6-8 orë për të raportuar kursin tek pediatri.

Kur ta kontaktoni pediatrin?

Edhe pse, siç thamë, ethet nuk duhet të jetë një simptomë alarmuese, ka raste në të cilat është mirë të kontaktohet pediatri në një kohë të shkurtër. Për shembull, nëse foshnja është shumë e vogël (nën 6 muaj), nëse duket veçanërisht i pafuqishëm, nëse ethet vazhdojnë për disa ditë dhe nëse nuk i përgjigjen trajtimit antipiretik.

Ushqyerja dhe hidratimi

Shpesh fëmijët me ethe nuk duan të hanë dhe pinë, sa duhet të insistojmë?

Është e domosdoshme që të mos dehidratohen, prandaj duhet të sigurohemi që fëmija të pi. Ujë është shumë i mirë, por në këtë rast edhe lëngjet e frutave ose pijet e lehta mund t’i japin fëmijës një furnizim me sheqer për të shmangur aciditetin.

Megjithatë, është më pak e rëndësishme që të hani me çdo kusht. Përpiquni t’i jepni ushqime të vogla që favorizojnë karbohidratet, por mos i detyroni për një vakt të plotë, sepse, siç e kemi thënë tashmë, barna antipiretike mund të jepet edhe me stomak bosh.

Mos përdorni metoda fizike për të ulur temperaturën!

Të ashtuquajturat metodat e gjyshes për uljen e temperaturës duhet të shmangen. Përpjekja me metoda fizike për uljen e temperaturës është me të vërtetë kundërproduktive: trupi ynë do të përpiqet të rivendosë temperaturën fillestare me siklet të madh për fëmijën.

Atëherë duhet t’u thoni JO: fërkimeve me alkool, banjove të ftohta, gjithashtu duhet shmangur dhe vendosja e akullit në kokë.

Mitet e rreme

Këtu janë disa mite të rreme për ethet, që duhen larguar!

Nëse fëmija ka ethe, duhet të mbulohet mirë: JO! Përkundrazi, është e domosdoshme të shmangen batanije apo rroba që janë shumë të rënda dhe mbajnë lart temperaturën. Veshjet e lehta janë më të mira, pasi lejojnë shpërndarjen e temperaturës së trupit.

Kujdes nga goditjet e ftohta: goditja e ftohtë nuk ekziston! Prandaj, nuk ka arsye për ta mbuluar shumë fëmijën në dimër (në të vërtetë ju rrezikoni ta bëni atë me djersë) ose ta mbani të mbyllur në shtëpi gjatë dimrit.

Ethet mund të shkaktohen nga dhëmbët e parë: dhimbja e dhëmbëve është sigurisht një burim stresi për trupin e fëmijëve, por nuk është shkak i etheve. Kjo do të thotë se ndërsa dhëmbët shfaqen, mbrojtja imune mund të jetë më e ulët dhe prandaj të vegjlit janë më të ekspozuar ndaj viruseve dhe baktereve të mundshme.

Çfarë duhet të bëni në rast të konvulsioneve?

Konvulsionet janë një ngjarje që shqetëson shumë prindërit. Për fat të mirë, ato në përgjithësi nuk kanë ndërlikime edhe pse prekin një numër të madh fëmijësh nën moshën 5 vjeç. Ende nuk dihet saktësisht çfarë i shkakton, por duket se incidenca është më e madhe kur temperatura rritet ose bie shumë shpejt.

Çfarë duhet të bëni në rast të konvulsioneve:

  • Mos e lëvizni fëmijën, por sigurohuni që nuk ka objekte rreth tij, me të cilat ai mund të lëndohet
  • Hiqini çdo rrobë të ngushtë
  • Mos u mundoni t’i hapni nofullën ose t’i ndaloni lëvizjet e këmbëve dhe të krahëve
  • Kontrolloni sa minuta zgjat krizat dhe nëse goditjet prekin të dy anët e trupit
  • Çojeni fëmijën në urgjencë sapo konvulsioni të ketë përfunduar për vlerësimin e mjekut.

 

Burimi / www.filastrocche.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top