
Manjola Baçi
Psikologe klinike
Është një nga prioritet tona që të duam, një marrëdhënie e mirë. Për një pjesë marrëdhënia e tyre ka qënë shumë pozitive, e mbushur me dashuri e vëmendje, një pjesë tjetër janë ende të zëmëruar. Që të ndihemi mirë dhe në paqe me veten, ndiq këto këshilla:
-
Të mos na përndjeki zëmërimi i herës së fundit, që kemi shkaktuar partneres/rit, por të gjejmë zgjidhje për të mos u bërë përsëritës, brengës, që nuk gjen rrugën e zgjidhjes, por të pajtimit.
-
Të ndryshojmë sjelljen, kur ajo bëhet shqetësuese për marrëdhënien, kjo do shihet shumë pozitive, jo kompromentuese për personalitetin.
-
Të gjejmë kohë për të kaluar së bashku me parteren/rin, kështu do të kemi më shumë kohë për të njohur njëri-tjetrin dhe të vlerësojmë ato detaje që duken si të parëndësishme.
-
Ndarja e përgjegjësive, një tregues për të përmirësuar bashkëpunimin dhe respektin.
-
Për çdo pakënaqësi që keni në marrëdhënie, thjesht thuajini se çfarë ju trishton, kështu mbani nën kontroll zëmërimin dhe zënkat.
-
Mos lini pas dore veten tuaj, duke u përfshirë në jetën profesionale, do jeni më pak të lumtur dhe të dashuruar.
-
Dashuroni pjesën më të mirën tuajën dhe të partnerit, kështu pjesët e tjera mbeten për kompromis.
-
Thonë që njeriu duhet të mbajë secrete në një marrëdhënie, por jo, pasi rrezikon të humbësh veten dhe parteneren/rin. Ndaj nëse keni, rrëfehuni.
-
Pse jo ndryshim për stilin e jetës, do ishte përmirësim dhe përkushtim, ndaj kësaj zgjedhjeje që bëjmë.
-
Për të përmirësuar marrëdhënien, mjafton dashuria, përkushtimi, toleranca dhe besimi që jeni të duhurit për njëri-tjetrin, në të kundërt abortoni këtë ngjizje sa jeni në kohë, për të mos sjellë dështime të tjera.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.