Këshilla & Arsye

August 25, 2016 | 8:26

10 këshilla për të rigjetur dashurinë

Kur ‘digjeni’ nga një lidhje, matuni mirë para se të filloni një tjetër. “Është thikë me dy presa, – thotë Amy Schoen, këshilluese lidhjesh. – Po të tregoheni të zgjuar, nuk do ta bëni dy herë të njëjtin gabim. Kjo gjë mund t’ju bëjë shumë vigjilentë ndaj problemeve të mundshme dhe do t’ju pengojë të filloni një lidhje të re”. Ja disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë për ta provuar përsëri. Ja disa këshilla për të filluar një lidhje të re:

1. Sistemoni të shkuarën Konsultohuni me një psikolog, në mënyrë që të kuptoni si dhe pse zgjodhët martesën e gabuar.

2.Besoni se mund të bëni zgjedhjen e duhur Në rregull! Ndodhi diçka e pakëndshme, por ju mund dhe duhet ta kaloni këtë.

3.Mësoni se çfarë është e sigurt dhe çfarë jo Mësoni nga gabimet tuaja dhe si të ndiheni të sigurt. Kuptoni shenjat e para të të mos qenit të ndershëm dhe vendosni kufij, në mënyrë që të mund t’i mbani njerëz të tillë larg zemrës.

4. Jini të qartë për pritshmëritë tuaja Çfarë kërkoni për veten? Drejt kujt po shkoni? Zbuloni vlerat tuaja dhe jini të qartë se çfarë kërkoni nga një lidhje.

5.Kuptoni se njerëz të mrekullueshëm ka kudo Ju përfunduat me një të çmendur, por vërdallë ka njerëz shumë të mirë.

6. Mësoni se ku mund të takoni njerëz, të cilët pëlqejnë të njëjtat gjëra si ju Në qoftë se ju pëlqen kërcimi, shkoni në kurse kërcimi. Në rast se ju pëlqen ngjitja, bëhuni pjesë e një klubi që merret me aktivitete të tilla.

7 .Seksi, në momentin e duhur Jepini vetes kohë për ta njohur dikë mirë para se të merrni një vendim të tillë. Në kërkimin e tij, sociologu dr.Eduard Lauman zbuloi se 85% e çifteve e kishin njohur njëri-tjetrin një muaj para se të kryenin marrëdhënie seksuale, ndërsa 45% kishin pritur të paktën një vit.

8. Shikoni nëse ju përshtatet Si sillet me familjen dhe miqtë tuaj? Si ndiheni pranë familjes apo miqve të tij? Këto janë sjellje shumë domethënëse në një çift, ndaj nëse ndiheni mirë, jeni në udhën e duhur.

9. Kushtojini vëmendje sjelljes së tij Ai është një njeri i qetë apo lidhja juaj është një dramë e vërtetë? Ka karakter të rrëmbyer? A nxehet shpesh? Nëse po, tjetri.

10.Dëgjojeni zemrën tuaj Ju keni krijuar rreth vetes radarë që ju njoftojnë kur ndodh diçka. Kështu që besojeni dhe nderojeni intuitën tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top