A ndihesh i/e shqetësuar, i/e lodhur apo ende i/e stresuar edhe pse ke filluar pushimet? Kjo është normale. Trupi dhe mendja kanë nevojë për kohë që të largohen nga ritmi i punës dhe të hyjnë në qetësi.

1.Jepi vetes kohë
Mos u shqetëso nëse ditët e para ende mendon për punën. Është normale. Trurit i duhet pak kohë për t’u qetësuar.
2.Mos e mbush pushimin me shumë plane
Pushimi nuk duhet të jetë perfekt. Nuk ke nevojë të bësh shumë gjëra çdo ditë. Edhe qetësia është pjesë e pushimit.
3.Krijo rutina të qeta
Ha mëngjes ngadalë, bëj një shëtitje pa nxitim, lexo një libër ose pi kafe në qetësi.
4.Shkruaji mendimet
Nëse mendja të punon shumë, shkruaji mendimet në letër. Kështu nuk ke nevojë t’i mbash të gjitha në kokë.
5.Fike telefonin e punës
Mos kontrollo emailin dhe njoftimet e punës. Gjatë pushimit është e rëndësishme të shkëputesh nga puna.
6.Dil në natyrë
Ec në park, në pyll, pranë detit ose rri jashtë. Natyra e ndihmon trupin dhe mendjen të qetësohen.
7.Lejoje veten të jesh i/e lodhur
Ndonjëherë trupi kërkon më shumë gjumë kur më në fund pushon. Mos e detyro veten të bësh shumë gjëra nëse ke nevojë për qetësi.

8.Përqendrohu në diçka tjetër
Gatuaj, puno në kopsht, bëj ushtrime të lehta ose merre veten me diçka që të pëlqen. Kjo e ndihmon mendjen të largohet nga mendimet për punën.
9.Mos ki faj pse pushon
Shumë njerëz ndihen fajtorë kur nuk bëjnë asgjë. Por pushimi nuk është humbje kohe. Pushimi është i nevojshëm për shëndetin, energjinë dhe mirëqenien.
10.Bëj gjëra që të japin gëzim
Takohu me njerëz që të bëjnë mirë, dëgjo muzikë, qesh, shijo ushqimin dhe momentet e vogla. Pushimi nuk ka nevojë të jetë i madh – mjafton të jetë i qetë dhe i mirë për ty.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

