Mirëqenie

November 30, 2017 | 10:03

10 mënyra për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare të zemrës po përbëjnë një shqetësim edhe në vendin tonë, pasi kanë pësuar rritje të ndjeshme nga viti në vit. Në shumë raste, krizat e zemrës mund të jenë edhe fatale, madje kanë filluar të shfaqen edhe tek të rinjtë. Normalisht që nuk duhen neglizhuar vizitat apo konsultat me mjekun, dhe është i domosdoshëm një stil jetese sa më i shëndetshëm. Më poshtë po japim 10 këshilla për një zemër sa më të shëndetshme.

zemer zemer

1.Hiqni dorë nga pirja e duhanit

Pirja e duhanit është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve koronare të zemrës, kështu që gjëja më e mirë është të hiqni dorë sa më shpejt për një zemër më të shëndetshme. Rreth një vit pasi ta keni lënë duhanin, rreziku për një atak në zemër do të përgjysmohet. Kështu që kërkoni ndihmë dhe këshilla nga mjeku juaj për ta lënë sa më shpejt pirjen e duhanit.

2.Kryeni aktivitet fizik

Në momentin që jeni sa më aktiv dhe merreni edhe me sport, rrezikshmëria e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës mund të zvogëlohet, gjithashtu, ndihmon në reduktimin e stresit. Kështu që përpiquni të bëni rreth 150 minuta aktivitet aerobik me intensitet të moderuar çdo javë. Një mënyrë për të arritur këtë objektiv është duke bërë 30 minuta aktivitet në pesë ditë në javë.

3.Menaxhoni peshën tuaj

Duke qenë mbi peshë mund të rrisni rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, të ulët në yndyrë dhe sheqer, dhe konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, të kombinuara me aktivitet fizik të rregullt. Nëse jeni mbipeshë, provoni planin për të humbur kilogram.

4.Hani më shumë fibra

Hani shumë fibra për të ndihmuar në uljen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, madje synoni të konsumoni të paktën 30gram në ditë. Hani fibra nga një shumëllojshmëri burimesh, të tilla si bukë me miell, krunde, tërshëra dhe drithëra të integruara, patate me lëkurat e tyre dhe shumë fruta e perime.

5.Mos konsumoni shumë yndyrë

Në momentin që konsumoni ushqime që kanë nivele të larta yndyre të ngopur, jeni të predispozuar që niveli i kolesterolit në gjakun tuaj të rritet. Për pasojë rreziku që të prekeni nga sëmundjet kardiovaskulare, rritet. Kështu që zgjidhni të konsumoni produkte mishi dh qumështi me yndyrë të ulët.

6. Konsumoni fruta dhe perime

Hani një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve në ditë, pasi janë një burim i mirë i fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Ka shumë mënyra të shijshme konsumimi, si duke shtuar fruta të copëtuara në drithëra ose duke përfshirë perimet në salcat e makaronave.

7.Mos e teproni me kripën

Për të ruajtur presionin e shëndetshëm të gjakut, mos përdorni kripë në tryezë dhe provoni të shtoni më pak në gatimin tuaj. Sapo të mësoheni me shijen e ushqimit pa kripë të shtuar, ju mund ta eliminoni zakonin e konsumimit në sasi të mëdha. Por duhet të kini kujdes për nivelet e larta të kripës në ushqimet e gatshme. Kështu që kontrolloni etiketat e ushqimit pasi nuk duhet të ketë më shumë se 1.5gram kripë (ose 0.6gram natriumi) për 100g. Të rriturit duhet të hanë më pak se 6gram kripë në ditë në total, pra rreth një lugë çaji.

8.Hani peshk

Hani peshk të paktën dy herë në javë, duke përfshirë një pjesë të peshkut me vaj. Peshqit si sardelet, toni i freskët dhe salmoni janë një burim i yndyrave omega-3, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës.

9.Pini më pak alkool

Mos harroni se alkooli përmban kalori. Pirja e rregullt më shumë se normalja mund të ketë një ndikim të dukshëm në belin tuaj. Përpiquni të mbani kufijtë e alkoolit të rekomanduar ditor për të zvogëluar rrezikun e problemeve serioze me shëndetin tuaj, duke përfshirë rreziqet për sëmundjet e zemrës.

10.Lexoni etiketën e ushqimit

Kur bëni pazar, është një ide e mirë për të parë etiketën mbi paketimin e ushqimit dhe pijes për të parë sa kalori dhe sa yndyrë, kripë dhe sheqer përmban produkti. Ajo çka përmban ky ushqim dhe se si përshtatet me pjesën tjetër të dietës tuaj do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje më të shëndetshme./gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top