Mirëqenie

May 26, 2020 | 8:06

10 përfitimet që sjell konsumimi i pjeprit

Pjepri ka pak kalori, pasi përbërja e tij është 80% ujë, gjë që e bën atë një diuretik natyral. Është gjithashtu i pasur me vitamina A, B, C dhe E dhe me minerale shumë të rëndësishme si magnez, fosfor, kalium, hekur dhe kalcium.

Zbuloni përfitimet e tjera të pjeprit:

Veprimi antioksidues: Vitaminat A dhe C forcojnë kockat dhe dhëmbët, përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe rrisin thithjen e hekurit.

Humbje e peshës: ka pak kalori dhe shumë fibra.

Forcon sistemin imunitar: ka vitaminë C, e cila forcon qelizat e bardha të gjakut dhe përmirëson sistemin imunitar.

Është anti-stres: i pasur me kalium, përmirëson oksigjenimin cerebral dhe parandalon stresin.

Anti-kancer: ndihmon në parandalimin e qelizave kancerogjene.

Aleat i zemrës: ndihmon për të kontrolluar presionin e gjakut dhe bashkë me këtë edhe problemet e zemrës.

Rregullon zorrën: e pasur me fibra, ndihmon në zbutjen e kapsllëkut.

Mban mushkëritë të shëndetshme: përmirëson funksionin e mushkërive, falë pranisë së lartë të vitaminës A.

Është i preferuari i diabetikëve: është një frut i cili, megjithëse i ëmbël, mund të konsumohet nga diabetikët;

Është i rëndësishëm për shikimin: përmirëson shikimin dhe ndihmon në parandalimin e katarakteve.

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top