Një person që ka një mënyrë jetese relativisht aktive bën 7.5 mijë hapa çdo ditë. Kjo do të thotë që gjatë jetës së tij, një person bën hapa të mjaftueshëm për të ecur rreth Tokës 5 herë. Por, të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje shëndetit të këmbëve tona.
“Bright Side” sjell rekomandimet e mjekëve dhe ekspertëve, të cilët do t’ju ndihmojnë të kujdeseni mirë për këmbët pa shpenzuar shumë para.
- Përdorimi i shtufës së lagur në këmbë të thata
Ky është një opsion i mirë kur duhet të heqim lëkurën e thatë dhe të zbusim kallot. Për ta bërë procesin të sigurt, mbajini këmbët dhe shtufin në ujë të ngrohtë për 5-10 minuta. Më pas thajini këmbët, por jo shtufin dhe vazhdoni të masazhoni lëkurën për 2-3 minuta. Pas procedurës, lani shtufin dhe vendosni pak krem hidratues në këmbë.
- Asnjëherë mos e depiloni lëkurën të thatë
Kur depilojmë këmbët pa ujë ose kremra të posaçëm, lëkura mund të na acarohet dhe qimet mund të rriten nën lëkurë. Si rezultat në lëkurë do të shfaqen pika të vogla të zeza dhe të kuqe. Ato dalin për arsye të ndryshme, përfshirë depilimin në mënyrë të gabuar. Kjo është arsyeja pse duhet ta zëvendësojmë brsiskun shpesh dhe të mos e depilojmë kurrë lëkurën e thatë.
- Tri faza të depilimit
Mos harroni të lani dhe të bëni me skrab lëkurën tërësisht përpara se të depiloheni. Kjo është mënyra e vetme për të larguar yndyrën dhe qelizat e vdekura të lëkurës që mund të bllokojnë poret. Më pas, sigurohuni që të aplikoni një shkumë rruajtjeje që do të lyejë qimet dhe do të hidratojë lëkurën tuaj pas dushit.
- Zgjidhni këpucë të rehatshme ose bëjini ato që keni më komode.
Sipas mjekëve, këpucët e ngushta, veçanërisht ato me pjesën e përparme të ngushtë, mund t’ju shkaktojnë gunga në këmbë. Për të shmangur këtë, është më mirë të vishni këpucë me pjesën e përparme të gjerë dhe thembra të sheshta.
Shtoni shtolla brenda këpucëve, sepse ato mund t’ju ndihmojnë për të mbrojtur këmbët nga dëmtimet aksidentale.
- Kujdesuni për lëkurën e gjunjëve
Hiperpigmentimi është krejtësisht i padëmshëm, por disa njerëz përpiqen të zbardhin gjunjët e errët për t’i bërë më pak të dukshëm. Ekspertët rekomandojnë produktet me alfa-hidro acide. Ata vrasin qelizat e vdekura dhe e bëjnë lëkurën të lëmuar. Ju gjithashtu mund të përdorni produkte shtëpiake, për shembull, lëngun aloe vera dhe shafranin e Indisë për të barazuar tonin e lëkurës dhe për të ulur pigmentimin.
- Mbajtja siç duhet e epilatorit
Epilatorët heqin qimet me rrënjë. Nëse e bëni gabimprocedurën, pajisja do t’i shkurtojë flokët në vend që t’i shkulë ato. Për të shmangur këtë, përdorni pajisjen në mënyrën e duhur. Mbajeni atë në një kënd 90 gradë dhe lëvizeni ngadalë duke e shtypur lehtë lëkurën.
- Mos vishni rroba sintetike pas depilimit
Pëlhurat sintetike mund të irritojnë lëkurën. Pra, gjatë ditëve të para pas depilimit, ekspertët rekomandojnë veshjen e pambukut ose materialeve të tjera natyrale.
- Heqja e kallove nga mjeku
Kallot e mëdha mund t’ju bezdisin, por mos blini kremra ose mos kërkoni një punonjëse të sallonit të bukurisë t’ju ndihmojë për këtë problem. Është më mirë të shkoni tek një mjek. Ata do të lustrojnë zonën dhe do të zbulojnë arsyen pse keni kallo. Disa njerëz kanë kallo për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar këmbët e tyre dhe vetëm një mjek mund të ndihmojë në një situatë të tillë.
- Mos vishni çorape pambuku
Këmbët e njeriut kanë rreth 250,000 gjëndra djerse. Njerëzit që djersiten shumë nuk duhet të veshin çorape pambuku. Materiali thith lagështinë dhe nuk e lë të avullojë. Nëse kaloni një ditë të tërë me çorape pambuku veshur, ato do të kenë një erë shumë të keqe. Fakti është se në një mjedis të lagësht, bakteret fillojnë të rriten në mënyrë aktive. Pra, është e rëndësishme të vishni pëlhura që përmbajnë poliestër.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.