Mirëqenie

November 13, 2017 | 8:10

10 ushqyes të pasur me kalium

Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishme për trupin tonë pasi kryen shumë funksione. Ai luan rol themelor kundër hipertensionit dhe mosbalancimit të mbajtjes së ujit. Për fat të mirë, kjo oligoelement është pothuajse kudo, domethënë gjendet në shumë ushqime, veçanërisht tek bimët me origjinë bimore. Le të zbulojmë se cilat janë 10 prej tyre të pasura me kalium!

  1. Çokollata e zezë, e cila përmban një sasi të madhe kaliumi, kjo e bartur nga pluhuri i kakaos. Çokollata është një ushqyes shumë kalorik ndaj nuk duhet abuzuar. Një konsum i limituar do të bënte mirë për cilësitë: i bën mirë zemrës, gjendjes shpirtërore dhe qiellzës.

 

  1. Bananet përmbajnë në fakt, këshillohen para ose pa aktivitetit fizik, pasi falin energji dhe janë të pasura me minerale; përveç kaliumit përmbajnë edhe nsasi hekuri dhe magnez. Një banane mesatare ka rreth 400 mg kalium.

 

  1. Kivi përveçse e pasur me Vitaminë C, janë një burim i shkëlqyer i kaliumit. Në kundërshti me bananet, ato përmbajnë pak kalori dhe këshillohen në dieta kush dëshiron të humbasë peshën. Ato gjithashtu ndihmojnë në përthithjen e hekurit ndaj janë shumë të këshillueshme të konsumohen në rastet me anemi.

 

  1. Rrushi përmban shumë kalium. 100 gramë rrush kanë mbi 800 mg kalium. Sheqernat në rrush përthithen shpejtë dhe ashtu si banania, është një fryt veçanërisht i përshtatshëm para aktivitetit sportiv. Rekomandohet në dietën e fëmijëve dhe të moshuarve. Rrushi gjithashtu është i pasur me resveratrol, një antioksidant i njohur.

 

  1. Fasulet dhe të gjitha llojet e legumeve përmbajnë kalium, por fasulet në veçanti janë më të pasurat me oligoelementë. Fasule e bardhë, kafe apo e zezë, nuk ka rëndësi, të gjitha përmbajnë shumë kalium.

 

  1. Patate kanë shumë kalium edhe nëse piqen fort. Patatet e reja në dimensione të vogla mund të gatuhen në furrë, pa i djegur. Mjafton t’i lani dhe t’i spërkatni me vaj ulliri dhe erëza aromatike.

 

  1. Kërpudhat të freskëta apo frigoriferi, përmbajnë jo vetëm sasi të lartë kaliumi, por janë të pasur me magnez, dhe në përgjithësi me minerale të ndryshme.

 

  1. Arrat dhe frutat e thata në përgjithësi janë të pasura me kalium, magnez dhe minerale të tjera. Ato janë ushqime me shumë energji dhe kalori. Megjithatë, ato janë të përsosura për sportistët. Konsumoni arra dhe fruta të tjera të thata në mëngjes, ndoshta me kos së bashku apo me tërshërë.

 

  1. Spinaqi është përime e freskët e stinës e pasur gjithashtu me kalium. Ai gjendet tek gjethet jeshile. Në 100 gramë spinaq gjenden rreth 550 mg kalim. Mund të konsumohet si sallatë apo i gatuar.

 

  1. Avokado në 100 gramë ka rreth 485 mg kalium. I pasur me acide të yndyrshme Omega 3, ky frut është i shkëlqyer për stimulimin dhe prodhimin e kolesterolit HDL (të quajtur i mirë) dhe të frenojë prodhimin e LDL (kolesterolit të keq).

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi viversano.net

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top