Marrëdhënie

November 13, 2017 | 9:36

Nga Adelina Pjetra/ Realiteti i dashurisë së kushtëzuar dhe pasojat

Image result for mum that don't care for child

Në psikologji flitet për dashuri të pakushtëzuar dhe dashuri të kushtëzuar. Dashuria e pakushtëzuar është rasti ideal, por për fat të keq jo rasti normal.  Prindërit e duan fëmijën vetëm sepse është atje. Mesazhi do të thotë: ‘Pikërisht ty të kemi pritur. Ti je fëmija jonë i dëshiruar. Saktësisht kështu e kemi imagjinuar fëmijën tonë. Nuk duhet të bësh apo të kryesh asgjë të veçantë. Ne na mjafton që ti je këtu’. 

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Kjo thithet nga fëmija dhe përjetohet shumë pozitivisht: ‘Është mirë që jam këtu. Nuk duhet të kryej asgjë, as nuk duhet të sillem në një mënyrë të veçantë’.

Fëmija kupton që në muajt dhe vitet e para të jetës që vlen. Me këtë fakt piqet ngadalë, por i sigurtë, me një ndenjë të shëndetshme për vlerën e vet, që ushqehet nga brenda dhe në rrethana normale, dhe që qëndron gjatë gjithë jetës.

“Ndoshta, edhe gjatë leximit të këtyre rreshtave, keni vënë re se si ka ndryshuar shprehja e fytyrës suaj, keni buzëqeshur dhe jeni ndjerë shumë mirë, ose keni dyshuar se a keni përjetuar dashuri të pakushtëzuar në shtëpinë e prindërve”.

 

Shumë shpesh, dashuria prindërore përjetohet si e kushtëzuar. Por, nëse i pyet prindërit se: A e duan fëmijën e tyre pa kusht, gjithmonë merr një përgjigje të qartë dhe pohuese. 

E rëndësishme dhe vendimtare është se si njeriu vetë e ka përjetuar, se si dashuria e prindërve arrin tek unë dhe perceptohet nga unë.

1

Dashuria e kushtëzuar shprehet shpesh sipas pohimit: ‘Të duam shumë, por kur e rregullon dhomën tënde, sjell nota të mira dhe je gjithmonë i urtë, atëherë të duam “veçanërisht”.

Shpesh, kjo ndodh në mënyrë të pashprehur, por, megjithatë, edhe vajza e vogël e ndien se ç’pritet nga ajo. Meqënëse çdo njeri dëshiron dashuri nga prindërit e vet, bën gjithçka për të plotësuar kërkesat dhe pritshmëritë. Sidomos me fillimin e shkollës fillore, ky mekanizëm fiton dinamikën e vet. Sepse atëherë hyjnë arritjet (notat shkollore) në lojë, dhe me këtë ka parametra të qartë.

Këta fëmijë sjellin shpesh vetëm nota të mira dhe më vonë bëhen shumë të suksesshëm. Por, ky vetëbesim nuk vjen nga brenda, por varet nga “prurja” e vazhdueshme nga jashtë. Dashuria lidhet zakonisht me arritjet dhe/ose me sjellje të mirë (mirësjellje). 

Disa dhjetëvjeçarë më vonë, këta njerëz janë shumë të efektshëm, por brenda nuk qetësohen kurrë. Pranojnë çdo sfidë nga e cila mund të fitojnë në mënyrë të pandërgjegjshme miratim (dhe dashuri). 
Për këtë ofrohet veçanërisht bota profesionale dhe kjo në një kohë kur në shoqëri vlerësohen në rradhë të parë suksesi dhe arritjet. 

Siç kemi parë në shembujt, [psiko]vampirët-prindër, [psiko]vampirët-shefa ose thjesht mysafirë të papritur para derës i bëjnë apel vetëvlerësimit të ulët, “kërcënojnë” në mënyrë të tërthortë t’ia heqin dashurinë dhe njëkohësisht premtojnë një shpërblim: “Nëse e kryen këtë për mua sot, atëherë të dua”.

Dhe kush nuk dëshiron të duhet?

Kush dëshiron që dikush të vijë në rrethin tonë shoqëror duke thënë ndoshta diçka të keqe për ne?

Kështu, një vetëvlerësim i ulët është një arsye e shpeshtë për rolin e viktimës së psikovampirëve dhe shprehet me nevojën e madhe për dashuri nga jashtë ose në paaftësi për të thënë “jo” dhe në dëshirën për t’ua plotësuar pritshmëritë të gjithëve. 

Sigurisht ka edhe situata në të cilat nuk bëhet fjalë domosdo për vetëbesimin dhe vetëvlerësimin, por ku arsye të tjera personale luajnë rol…”

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com