Lifestyle

January 9, 2018 | 10:14

10 vendet europiane me balancën më të mirë punë – jetë

Shpesh, shumë prej nesh ndiejnë sikur nuk kanë kohë të lirë gjatë javës dhe pak mundësi për t’u çlodhur me të afërmit dhe miqtë – por kjo nuk mund të thuhet për të gjithë vendet e Europës, pasi Danimarka është vlerësuar si vendi me ekuilibrin më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj private.

1

Ky është përfundimi i hulumtimit të TotallyMoney, i cili ka analizuar se cilat vende europiane ofrojnë kohën më të madhe të lirë në mënyrë që qytetarët e tyre të jenë të lumtur dhe minimumin e orëve të punës (me kusht që ata të jenë produktivë).

Danimarka ka një balancë të mirë mes pagës mesatare dhe kostos së jetesës, kohës së argëtimit (15,9 orë) dhe orëve të punës (32.9 orë).

Suedia mban të njëjtën renditje me Danimarkën, por e ka më të lartë nivelin e kohës mesatare të punës në javë – 3.5 orë. Gjithashtu ka edhe tre ditë pushimi zyrtare më shumë në një vit.

Vendi me më pak orë pune në javë është Holanda (30.3 orë pune në javë), me nëntë ditë pushimi zyrtare në vit.

Siç shihet, ky sistem funksionon më mirë në vendet skandinave, të cilat janë gjithnjë edhe në krye të klasifikimit të vendeve më të lumtura./Monitor

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top