Në shumicën dërrmuese të çifteve, pas momentit të parë magjik të rënies në dashuri, marrin përsipër mekanizmat e personalitetit që çojnë në konflikt. Mund të ketë shumë ngjashmëri dhe pika marrëveshjeje mes dy njerëzve që ndajnë një ndjenjë të përbashkët si dashuria, por ata kurrë nuk do të jenë identikë. Ata vazhdimisht përballen me njëri-tjetrin në shprehjen e nevojave të ndryshme dhe në propozimin e idealeve dhe mënyrave të veprimit po aq të ndryshme. Pikërisht për këto arsye, në jetën e përditshme nuk mungojnë rastet në të cilat dallimet mund të çojnë në konflikte.
Historitë dhe përvojat e ndryshme të jetës nënkuptojnë se me kalimin e kohës tek çdo person formohen “paragjykime”, ide të strukturuara të kushtëzuara nga familja dhe sistemi social-kulturor nga i cili vijnë, të cilat shpesh gjejnë konfirmim në marrëdhëniet e ardhshme dhe forcohen duke arritur të shfaqen në sytë tanë si ide perfekte, më korrekte dhe më të vetmet e mundshme.
Ne e dimë se sa të vështira dhe të dhimbshme janë këto situata për t’u menaxhuar. Megjithatë, përtej shkakut, ajo që është e rrezikshme në këto momente është akuza e agresionit që mund të derdhet në sherr, duke e bërë diskutimin jo vetëm të kotë, por edhe shkatërrues. Ndaj, argumentimi, në mënyrë konstruktive, është zgjidhje e më e rëndësishme karshi një problemi.
Transformimi i një argumenti nga një konfrontim i armatosur në një shkëmbim idesh është një kundërhelm i mundshëm. Ndërsa vetë konflikti është një investim emocional. Ai tregon se në çift ka ende jetë, pasion dhe dëshirë për të qenë bashkë… mirë. Duke supozuar se zënkat janë në të vërtetë të nevojshme për çiftin, le të mendojmë se si t’i bëjmë ato konstruktive dhe jo shkatërruese.
1.Nuk i shmangemi konfliktit – Shmangia e konfliktit do të thotë të krijosh zemërim dhe pakënaqësi, e cila në mënyrë të pashmangshme do të përfundonte duke shpërthyer në një mënyrë të dhunshme dhe konfuze. Më mirë inkurajoni krahasimin dhe mësoni të përdorni mospërputhjet e çiftit si një pasuri. Nëpërmjet dinamikave dhe kritikave që sjell vetë konflikti, bëhet iafirmomi i identitetit dhe individualitetit të dikujt.
2.Le të trajtojmë një problem në një kohë – Shpesh, gjatë një debati, përfundojmë duke mos ditur më pse apo për çfarë po diskutojmë. Në vend të kësaj, duhet të përpiqeni të jeni gjithmonë të saktë: për shembull, duke prezantuar temën që dëshironi të diskutoni, duke specifikuar arsyet dhe duke qëndruar gjithmonë të ankoruar në të tashmen.
3.T’i ndajmë problemet – Kur trajtoni çështje komplekse, mund të jetë e dobishme ta ndani problemin në mikroprobleme. Për shembull, nëse arsyeja e diskutimit është mungesa e bashkëpunimit në punët e shtëpisë, mund të flasim fillimisht për plehrat, pastaj për lavatriçen dhe më pas për rregullin në shtëpi. 4.Nuk ka humbës, vetëm fitues – Konflikti nuk duhet të rezultojë në një luftë të hapur, por në një bashkëpunim në të cilin zbatohet motoja vita tua vita mea, sepse në një marrëdhënie fiton vetëm nëse fitoni bashkë. Nuk duhet të synojmë ta shtypim tjetrin duke provuar se kush e ka gabim dhe kush ka të drejtë.
5.Merrni parasysh kompromisin – Një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur debatojnë është të supozojnë se kanë të drejtë dhe as që përpiqen të kuptojnë se cilat janë motivet e palës tjetër. Duhet të kihet parasysh se zgjidhja juaj nuk është e vetmja e mundshme dhe se zgjidhjet e partnerit kanë të njëjtën vlerë si tuajat.
6.Të dëgjojmë njëri-tjetrin, në vend që të kundërshtojmë – Përpiquni të zbatoni dëgjimin aktiv: flisni një nga një, sa më qetë të jetë e mundur dhe supozoni se është partneri dhe jo ju që keni të drejtë.
7.Nuk jemi në kokën e partnerit – Asnjëherë nuk duhet të mendoni se partneri juaj dëshiron të thotë diçka tjetër nga ajo që po ju thotë në të vërtetë: sado që ta njohim thellë një person, nuk mund ta dimë, aq më pak të imagjinojmë gjithmonë atë që ai po mendon. Është një qëndrim që kufizon personin tjetër në mënyrën se si ne mendojmë se e njohim atë, duke mohuar lirinë e tij për t’u shprehur.
8.Të shmangim krahasimet – Krahasimet nuk janë kurrë pozitive: prodhojnë zemërim dhe bezdi, duke poshtëruar partnerin që nuk do të ndihet i barabartë me situatën dhe rrjedhimisht i paaftë për të zgjidhur problemin. Edhe nëse diçka shkon keq, edhe nëse partneri nuk rezulton të jetë aq i mirë, i bukur dhe i zoti në diçka sa ne do të donim të ishte, do të ishte edhe më e dëmshme të zemëroheni: ju rrezikoni vetëm të pengoni dhe ta bëni rrugën drejt përmirësimi më të vështirë.
9.Mos etiketoni – Fraza të tilla si “Ti je gjithmonë i njëjti…” ose “Ti je/bën/mendon kurrë…” janë shumë shkatërruese dhe sigurisht që duhen shmangur. Në këtë mënyrë duket se “nuk mund t’i besohet kurrë”, dhe se nuk mund të ketë asnjë mënyrë apo rast për zgjidhjen e konfliktit”.
10.Ndalohet të sjellësh të kaluarën – Deklarata të tilla si “edhe muajin e kaluar e bëre këtë” nuk ndihmojnë për të diskutuar në mënyrë paqësore. Grindja e shëndetshme përqendrohet në të tashmen: nëse zvarritet me çështje të vjetra, do të thotë se ka nyje të pazgjidhura.
11.Pa sarkazëm, pa ankesa – Nëse ironia mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm për të trajtuar çështje që na qëndrojnë pranë zemrës, sarkazma është absolutisht e pakëshillueshme. Prandaj, shprehjet si: “Sigurisht që duhet të më duash shumë nëse…” ose “Sigurisht që je vërtet i mirë…” duhet të ndalohen sepse “duken si shantazhe delikate emocionale.
12.Të mos e humbasim durimin – Është gjëja më e vështirë për të bërë gjatë një debati, por më e rëndësishmja: vëzhgoni veten dhe qëndroni në argumentim me vetëdije të plotë. Të folurit e ngadaltë do t’ju ndihmojë të qartësoni mendimet tuaja ndërsa i prezantoni ato.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.