Dëshmi

October 5, 2018 | 9:34

13 vjeçari obez vdes në krahët e të atit: “Pijet e gazuara ishin shkaku i vdekjes së tij”

“Pijet e gazuara ishin shkaku i vdekjes së djalit tim”, kështu e ka komentuar babai i 13-vjeçarit vdekjen dramatike të djalit të tij, që vuante nga obeziteti dhe që vdiq nga një mpiksje gjaku. I ati, pas ngjarjes tragjike i ka vënë vetes si qëllim që të nisë një fushatë sensibilizuese në lidhje me konsumimin e pijeve joalkoolike nga adoleshentët: prindërit duhet t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga abuzimi.

Vdiq në krahët e babait të tij

Emri i tij ishte Lewis Albon, një djalë i ri plot jetë që vdiq në krahët e babait të tij Stephen, jashtë shtëpisë së tyre në Radcliffe. Një thromboembolizëm që shkaktoi arrest kardiak ishte ajo që e vrau atë. Edhe pse i riu vuante nga mbipesha, babai i tij kujton se nuk ishte ky shkaku që e vrau. Ai kujton se i biri po merrte sasi të mëdha të pijeve të gazuara dhe që përmbajnë sasi të larta sheqeri.

Përgjegjësitë e duhura

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë. Në fund të fundit është një djalë 13 vjeçar dhe ajo që ha apo pi është përgjegjësia jonë në 95% të rasteve, përveç momenteve kur ai është me shokët. Unë mendoj se ishin pijet e gazuara ato që shkaktuan rrëzimin e tij dhe tonin njëkohësisht”, thotë Stephen. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të kujtojmë se autopsia e Lewis theksoi mundësinë e një çrregullimi të trashëguar nga familja për shkak të trombofilisë.

Mjaft pije!

Familja Lewis ka kërkuar që të shtohen paralajmërimet specifike në etiketën e pijeve të gazuara. Kërkesa u mbështet gjithashtu nga Shoqata Britanike Dietetike: “Pijet joalkoolike nuk janë një zgjedhje e përshtatshme për fëmijët dhe jam dakord se kjo duhet të theksohet mirë”, tha Aisling Pigott, i Shoqatës Dietetike Britanike. Tani, shqetësimi më i madh për prindërit është që edhe fëmija i tyre i dytë, 10 vjeç, mund të rrezikojë një dietë të ngjashme. Megjithëse – është e rëndësishme të nënvizohet se Lewis – në atë kohë – po merrte gjithashtu antibiotikë. Familja ka kontaktuar shumë mjekë, por askush nuk ka qenë në gjendje të japë shpjegime të caktuara për shkakun e vdekjes së tij.

 

Burimi / www.diariodelweb.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top