Në fokus

October 5, 2018 | 9:07

Çamçakëz marihuane për të lehtësuar dhimbjet e fibromialgjisë

Bota e marihuanës mjekësore është gjithnjë në ndryshim. Tashmë njerëzit që vuajnë nga fibromialgjia mund të gjejnë lehtësim nga çamçakëzi, i cili në përbërjen e tij ka marihuanë!

Marihuana konsiderohet si një nga bimët më të rëndësishme në fushën e mjekësisë medicinave dhe është etiketuar si një ilaç rekreativ. Fusha mjekësore ka filluar të kuptojë vlerat e çmuara që kjo bimë ka në lehtësimin e dhimbjeve të sëmundjeve kronike siç është dhe Fibromyalgjia. Gjithashtu, ajo njihet për trajtimin e rasteve të rënda të epilepsisë, si dhe dhimbjeve të kancerit.

Çamçakëzi me marihuanë është në fazat e fundit të daljes në treg të këtij produkti, i cili është projektuar për të ndihmuar për zbutjen e dhimbjeve të Fibromyalgjisë. Ky produkt përmban 5mg të dy përbërësve aktiv CBD dhe THC. CBD lehtëson dhimbjen duke ndërprerë sinjalet e dhimbjeve që receptori juaj çon në tru. THC mund të zvogëlojë stresin.

Kjo formë aplikimi ju jep liri për ta përdorur çamçakëzin sipas nevojës në çfarëdo lloj ambienti, qoftë ky publik apo privat. Vepron shpejt pasi kur përtypni çamçakëzin, ai hyn në qarkullimin e gjakut përmes gojës dhe anashkalon të gjitha organet përfshirë edhe mëlçinë. Aplikimi me gojë bën që dhimbjet të lehtësohen më shpejtë.

Përfitimet shtesë që ofron ky çamçakëz janë lehtësimi i stresit, përmirësim i kujtesës dhe vendimmarrjes, si dhe mbron funksionet e trurit dhe vepron si një stimul për sistemin e gjakut.

Është njoftuar se ky çamçakëz do të jetë i disponueshëm në treg në vitin 2019. Duke pasur aftësinë për të fituar lehtësim të shpejtë në pothuajse çdo mjedis ose situatë, duhet të jetë një zgjidhje e mirëpritur për ata që vuajnë nga dhimbjet kronike të lidhura me Fibromyalgjinë.

 

Burimi / www.apost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top