Editorial

February 26, 2018 | 11:37

1/5 e evropianëve vuajnë nga ndotja akustike

Pothuajse një e pesta e evropianëve vuajnë nga ndotja akustike, e shkaktuar nga zhurmat e rrugës ose e prodhuar nga fqinjët: përqindja është dy herë më e lartë për ata që jetojnë në qytete në krahasim me ata që jetojnë në zona rurale. Italianët janë nën mesataren e BE-së për shqetësimet e shkaktuara nga zhurmat e mëdha. 

 

Ja çfarë kanë nxjerrë shifrat e Eurostat-it. 

Në bazë të këtyre, 17.9% e evropianëve janë viktima të zhurmës: 23.3% në zonat urbane dhe 10.4% në zonat rurale. Nga ana tjetër, italianët që vuajnë nga shqetësimet e zhurmave janë 16.2%, ndërsa në vitin 2015 ishin 18.3%.

Vendet ku njerëzit ankohen më shumë për zhurma, rreth një në katër persona, janë Malta (26.2%), Gjermania (25.1%) Holanda (24.9%), pasuar nga Portugalia (23, 1%), Rumania (20.3%), Greqia (19.9%) dhe Luksemburgu (19.7%). Shteti më  “i heshtur”, me numrin më të vogël të “problemeve të zhurmave”, është Irlanda (7.9%), e ndjekur nga Kroacia (8.5%), Bullgaria (10%) dhe Estonia (10.4%). 

Në përgjithësi, në nivelin e BE-së që të jenë më të ndjeshëm ndaj zhurmës janë ‘beqarët’, me 20.8% të njerëzve që janë ankuar për fqinjët apo rrugë, pastaj çiftet, me 17.8%, dhe më në fund familjet më të mëdha, me 16.6%. Në veçanti, 18.4% e familjeve pa fëmijë janë të mërzitur nga zhurma, ndërsa 17.5% ata me fëmijë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top