Mirëqenie

February 26, 2018 | 10:05

Nga Nardjana Dalanaj: Muziko-terapia në psikiatri dhe jo vetëm

Muzikoterapia është një metodë psikiatrike shëruese dhe mjaft e dallueshme nga dëgjimi i zakonshëm i muzikës.

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Krahasuar me dëgjimin e muzikës, të cilën ne zakonisht e preferojmë kur jemi në shtëpi apo diku tjetër, kjo metodë specifike shëruese kërkon, plotësimin edhe të disa parakushteve standarde sikur janë: paraprakisht diagnoza e parashtruar qartë e sëmundjes nga mjeku, prania e përhershme e psiko-terapeutit të kualifikuar gjatë gjithë kohës sa zgjat seanca, ambienti i caktuar relaksues, mjetet e përsosura të teknikës audio digjitale, përzgjedhja e toneve dhe ritmit të caktuar sipas frekuencës dedikuese të veprimit.

Muzika në psikiatri praktikohet si një terapi e suksesshme shëruese për sëmundje si: neurozat, fobitë, psikozat, format e ndryshme të çrregullimeve të personalitetit, disa sëmundje organike me prejardhje psiko-somatike (që kanë bazën psikike) etj. Të arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia dëshmojnë se kjo metodë tregohet tejet efikase edhe me fëmijët që kanë paralizë cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftësive psikomotorike të tyre, përmirësimin e koncentrimit, ndjeshmërinë e të dëgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtësive të ndryshme të përshtatjeve sociale.

SONY DSC

Muzika mund të jetë magjike. Melodia e duhur na shtyn të ngrihemi në këmbë e të vallëzojmë, ose na ndihmon të qetësohemi dhe të mbushemi me energji. Të dëgjuarit e ndonjë këngë të veçantë na kthen mbrapa në kohë, na mundëson të kyçemi me emocionet e strehuara thellë në brendësi, na ndihmon të gjejmë hapësirën për të ëndërruar.

Studiuesit për një kohë të gjatë janë përpjekur të mësojnë se si funksionon muzika dhe mendja e njeriut, një gjë duket të jetë e vërtetë, dhe ajo është: Muzika e fut trurin në rrugë të komplikuara dhe misterioze. Muzika ndihmon për krijimin e një bote të qetë dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Është provuar shkencërisht se, tingujt kanë aftësi të zbusin sëmundjet dhe të krijojnë gjendje në relaksuese pacientëve. Ajo shpesh përdoret si shoqëruese gjatë terapive të ndryshme kurative.

listening-music-640x628

Sipas specialistëve, terapia muzikore është një shkencë që ndërthuret me mjekësinë dhe ka pasur rezultat në Francë apo në Gjermani, ku përdoret efekti Moxart. Muzika Moxart përdoret përgjithësisht për ata që kanë probleme kardiovaskulare.

Muzika ndikon te gjendja shpirtërore, dhe kjo është mëse e vërtetë. Shpesh na ndodh të dëgjojmë muzikë dhe të na vijë për të qarë ose të na përmirësohet gjendja shpirtërore. Muzika depërton në sistemin e emocioneve. Shumë njerëz e përdorin për të ndryshuar humorin e tyre. Muzika ndihmon për të rritur përqendrimin, rrit procesin e të mësuarit, depërton te kujtimet. Ajo renditet e dyta pas aromës për aftësinë e saj në stimulimin e memories në një mënyrë tepër të fuqishme.

Muzika nxit të kërcejmë, të këndojmë, të ndihemi mirë. Ajo është njësoj si çokollata dhe seksi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top