FB

April 15, 2025 | 11:30

15 Prill, Dita Botërore e Artit Figurativ / Një kujtesë për të përforcuar lidhjet midis krijimeve artistike dhe shoqërisë

 

Data 15 prill i përket artit. Si festë ndërkombëtare e arteve figurative, kjo datë ka për qëllim që të promovohen dhe nxiten aktivitete kreative në të gjithë botën.

blerinaKjo ditë u vendos nga Shoqata Ndërkombëtare e Artit, partner i UNESCO-s, me qëllim që kudo të zhvillohen aktivitete krijuese.

Festohet më 15 prill, datë e cila shënon edhe datëlindjen e Leonardo da Vinçit. Sipas IAA-së, Da Vinçi u zgjodh si një simbol i paqes në botë, lirisë së shprehjes, tolerancës dhe vëllazërimit. Leonardo da Vinçi është gjithashtu një dëshmi e ndikimit të Arteve të Bukura në fusha të tjera.

Nisma për vendosjen e një dite kushtuar artit botëror, nisi në prill 2012. Propozimi i Ditës Botërore të Artit u paraqit në Asamblenë e Përgjithshme të 17-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Artit në Guadalajara dhe u pranua unanimisht nga Asambleja e Përgjithshme. Dita Botërore e Artit është mbështetur gjithashtu në internet, veçanërisht nga Projekti i Artit Google. U mbajt zyrtarisht për herë të parë në Qytetin e Los Angeles në 2015-n.

Për të disatën herë radhazi, qyteti i Los Anxhelos-it drejton përgjegjësinë për mbajtjen e festimeve të Ditës Botërore të Artit në Shtetet e Bashkuara në një mënyrë të re virtuale. Në Ditën Botërore të Artit, shumë njerëz marrin pjesë në aktivitete të ndryshme si konferenca, seminare, ngjarje kulturore dhe prezantime apo ekspozita.

Festimet e Ditës Botërore të Artit ndihmojnë për të përforcuar lidhjet midis krijimeve artistike dhe shoqërisë, rritjen e ndërgjegjësimin për shumëllojshmërinë e shprehjeve artistike.

arti

Arti është vërtetuar se ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt anembanë globit.

Dita Botërore e Artit është gjithashtu një rast i mirë për të nxitur edukimin artistik në shkolla, e cila ndihmon dhe hap rrugën për arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabartë. Kryesore është nxitja e të rinjve për të zhvilluar kreativitetin ne art duke u bazuar në një thënie nga Vincent Van Gogh…

“Nëse dëgjoni një zë brenda jush që thotë ‘Nuk mund të pikturosh’, atëherë pikturo me çdo kusht dhe ai zë do të heshtë” .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top