FB

October 15, 2021 | 8:19

15 tetori, dita e ecjes në natyrë / Përfitimet që sjell kjo lëvizje

Përgatiti Blerina Mërtiri, arsimtare

 

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport zëre i përditshëm për një pjesë të konsiderueshme njerëzish , pasi natyra dhe bukuritë e saj ofrojnë një kënaqësi të veçantë. 15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë. Kjo ditë u konsiderua nga OBSH si shumë e rëndësishme për ruajtjen e ambientit dhe promovimit të shëndetit.

1

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor,dhe një mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Në disa vende evropiane, kjo ditë festohet përmes shëtitjeve apo ecjes në këmbë, dhe shëtitjeve me grupe familjare ose shoqërore .

Përderisa duket qartë që ecja nëpër male e pyje pastron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin, shkencëtarët kanë zbuluar se ecja ndryshon shumë edhe trurin tonë. Ecja në natyrë mund të largojë mendimet negative,p asi shpeshherë e gjejmë veten të mbushur me ide negative, që na zhduk gëzimin duke na çuar në depresion dhe ankthe të këqija. Prandaj ajo duhet të bëhet nga të gjitha moshat.

Një studim i kryer nga psikologët Ruth Ann Atchley (pedagoge në universitetin e Floridës )dhe David L. Devijuar (profesor ne universitetin e New Yorkut),kanë zbuluar se problemet mund të largohen duke iu shmangur teknologjisë dhe duke iu afruar natyrës. Pjesëmarrësit e këtij studimi kaluan 4 ditë në male, duke mos iu lejuar fare të përdorin teknologjinë, dhe 50% e tyre arritën që të gjejnë mënyra për ta luftuar depresionin dhe problemet. Gjatë këtij studimi gjithashtu u vu në dukje se teknologjia dhe zhurma në vendet urbane, janë tepër shqetësuese dhe na pengon për tu përqendruar në gjërat funksionale.

Ecja mund të përmirësojë vëmendjen dhe çrregullimin e hiperaktivitetit edhe tek fëmijët me ‘ADHD’ si dhe fëmijët të cilët kanë problem dhe vështirësi me kontrollin e impulseve dhe fokusimin në diçka.

2

Ecja është një mënyrë shumë e mirë për të djegur 400 deri 700 kalori në orë. Kjo është testuar nga njerëzit të cilët ushtrojnë ecjet në natyrë, dhe gjasat janë më të mëdha që këta njerëz të kenë më shumë në funksion trurin.

Këshilla e specialisteve: -Sigurohuni që për ecje të mbathni këpucë të rehatshme, një kapelë dhe një shishe me ujë, dhe gjithashtu veshje sa më të lehtë për tu mos u komplikuar dhe rënduar. Kështu arrini të bëni ecje të qetë dhe të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top