Dëshmi

April 8, 2020 | 13:20

1500 maska 3D dhuratë për mjekët, Alban Kardashi: “Është koha të mbështesim mjekët”!

 

Nga Orjona Tresa

Prej datës 12 mars ku të gjithë ishim mbyllur në shtëpi dhe prisnim minutë pas minute se si po shkonte rrjedhja e situatës së pandemisë në vendin tonë, Alban Kardashi e shndërroi studion e tij grafike në një habitat ku qëllimi ishte një dhe i vetëm, t’u vinte në ndihmë mjekëve. Një teknikë specifike që në fakt ishte një zgjidhje e shkëlqyer në përforcimin e masave të sigurisë dhe mbrojtjes së bluzave të bardha. Maskat 3D, një pajisje e veçantë për të izoluar mundësinë e kontaktimit me virusin, u shndërruan gjithashtu në një nevojë përsëritëse për personelin që ndeshet në frontin e një lufte të fortë që ka shpalluar koronavirusi.

3

Kjo nismë në fakt është pjesë e një lëvizje në të gjithë botën ku persona që kanë pajisje si printera 3D apo CNC po ndihmojnë në realizimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët që janë në vijën e parë të luftës. Pasi u njohën me këtë nismë, një grup miqsh e dashamirësisë të cilët i falenderoj, morën përsipër të paguajnë një pjesë të kostove për materialet, për të shtuar kësisoj prodhimin e këtyre maskave. Këto maska janë shumë përdorimshme dhe mund të disifektohen me alkool”.

Për Albanin dhe studion e tij “A Vizion” misioni është krejt vullnetar, duke ia arritur qëllimit të furnizojë në kohë bluzat e bardha. 1500 maska 3D janë shpërndarë në “Spitalin e Infektivit” Covid- 1 në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në spitalin e dytë Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, në maternitetin e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” e me radhë në spitale të tjera, si dhe ka mundësuar po vullnetarisht dërgimin e maskave 3D edhe për spitalet jashtë kufijve.

6Një djalë me vizion si Albani dhe miqtë e tij, që e kanë mbështetur në këtë mision, kanë shumë për të dhënë nëse shumë të tjerë si ata, me mundësitë që kanë të vihen në dispozicion të kësaj situate. Albani thotë në një videobisedë se: “Deri tani shohim ka një kërkesë të madhe për maska. Jemi munduar që me këtë sasi të plotësojmë kërkesat minimale që ka nevojë çdo spital, për vijën e parë të frontit që është urgjenca, e që janë në kontakt të drejtpërdrejtë. Praktikisht çdo spital na ka rikërkuar sasi të tilla, pasi personeli në çdo spital shkon në rreth 400 veta. Kërkesa është mjaft e madhe. Se sa do vazhdojmë nuk e dimë sepse ka dhe kosto financiare, fizike. Megjithatë kush do të kontribuojë është i mirëpritur. Të paktën për të na siguruar materialet bazë. Kjo është gjëja më e mirë!

Mesazhi im është që, kush ka mundësi në ditë vështira si kjo t’i gjendet në krah mjekëve”.

7

5

1142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top