Mirëqenie

April 8, 2020 | 8:16

Meditimi, praktika më e mirë për të luftuar pagjumësinë

Pesëmbëdhjetë minuta meditim janë mëse të mjaftueshmë për të luftuar pagjumësinë dhe për të fjetur mirë. Nëse ilaçet janë mënyra e vetme për të luftuar shqetësimet e gjumit, një kurë e butë dhe pa efekte anësore është meditimi.

Disa studime, përfshirë edhe atë të botuar në revistën shkencore Jama Interior Medicine, kanë treguar që disa minuta përqendrim në frymëmarrjen e një personi, pa shpërqendrime, ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit. Jo vetëm kaq, siç theksohet nga një studim i Universitetit të San Francisko, gjumi i dobët rrit rrezikun e depresionit dhe meditimi ndihmon për ta larguar këtë rrezik.

Por çfarë është saktësisht meditimi? Në teori është diçka shumë e thjeshtë, e cila kërkon një dozë të mirë përqendrimi dhe kontrolli. Thelbi i këtij meditimi është përqendrimi në frymëmarrje dhe në të tashmen, pa e lënë veten të ndikohet nga mendimet e tjera, duke larguar shpërqendrimet dhe duke u përqëndruar në frymëzim.

Por mbi të gjitha shmangni të qenit fajtor nëse shpërqendroheni: të keni mendime të tjera është normale, ajo që është e rëndësishme është të dini se si t’i njihni dhe distanconi ato. Këshillat e shkencëtarëve të gjumit janë që të ndiqni këtë praktikë të paktën 15-20 minuta në ditë, ndoshta direkt para se të shkoni për të fjetur. Mbyllni sytë, filloni të merrni frymë dhe gjumi i mirë do të vijë.

 

Burimi / https://alimentazione.gazzetta.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top