Mirëqenie

January 15, 2018 | 8:02

20 ushqimet për një lëkurë perfekte

Agrumet

Të pasur me ushqyes që favorizojnë rigjenerimin e qelizave dhe e bëjnë lëkurën më të shkëlqyeshme.

Avokado

Kaliumi dhe antioksidantët kontribuojnë në rininë e lëkurës.

Sodë buke

Shpërndarja në ujë dhe aplikimi në fytyrë në mënyrë delikate, shmang rrezikun nga shtresimi i tepruar.

Kamomili

Përveç qetësisë në gjumë, është gjithashtu një shërim për sytë e ënjtur dhe të skuqur: vetëm dy filtra kamomil pasi të jenë ftohur, vendosini në sy, e qëndroni për sa kohë që dëshironi.

Mishi i kuq

Proteinat e larta ushqyese që ka, japin kompaktësi dhe elasticitet në lëkurë, ndërsa hekuri përmirëson oksigjenimin e indeve nga gjaku.

Drithërat

Përqendrimi i lartë i vitaminave, kripërave minerale (hekur, magnez, zink, kalium dhe selen) dhe acidet yndyrore esenciale ndihmojnë në funksionet e zorrëve, eliminimin e papastërtive në lëkurë.

Fruta pylli

Të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, kundërsulmojnë radikalët e lira dhe ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Manaferrat, boronica, mjedra dhe luleshtrydhet ndihmojnë në mbajtjen e butë dhe të lëmuar të lëkurës dhe gjithashtu kanë një efekt qetësues dhe qetësues në rast skuqjeje.

Qumështi

Qetësues u shkëlqyer në rast të lëkurës së thatë, të errësuar nga dielli apo thjesht të irrituar. Nëse doni një efekt edhe më rrezatues, përdorni qumësht të ngrohtë direkt në fytyrë.

Mjalti

Falë përmbajtjes së humektantit, element ushqyes që ruan lëkurën nga lagështia, mjalti është në gjendje të përmirësojë pamjen e rrudhave, duke e rinovuar lëkurën. Përveç kësaj, mjalti është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira, dhe gjithashtu ndihmon për të qetësuar irritimet.

Arrat

Të pasura me Omega 3 dhe 6 (yndyrna esenciale të membranave qelizore) ato janë gjithashtu një burim i çmuar i vitaminës E (një antioksidant i fuqishëm) dhe ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të ulëta të kolesterolit, në dobi të shkëlqimit të lëkurës.

Vaj nga embrioni i grurit

I pasur me antioksidantë dhe vitaminë E, lehtëson riparimin e indeve. Vaji i grurit është efektiv ndaj zbehjeve të lëkurës dhe hiperpigmentimit dhe masazhohet në shtrirje.

Vaj ulliri

Hidratues fantastik natyror.

Midhjet

Falë zinkut, ndihmon lëkurën të rregullojë prodhimin e sebumit, duke mbajtur larg papastërtitë.

Specat e kuq

E pasur me vitaminë C stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe kanë një funksion të lartë antioksidues, duke ndihmuar lëkurën të mbrohet nga rrezet ultravjollcë edhe në dimër.

Peshk liqeni

I pasur me Omega 3 dhe 6 si alice, sardelet, skumbri, peshk shpatë dhe ton, e bëjnë lëkurën më të hidratuar dhe tonifikuar.

Domatet

Qetësojnë jo vetëm lëkurën dhe irritimet, por eliminojnë dhe gjurmët e diellit. Domatet kur kombinohen me kos në formën e një maske, janë një kombinim i përsosur i pastrimit dhe ushqyerjes së lëkurës.

 

Soja

Thjesht shtoni një ushqim me bazë soje në menunë e përditshme (që janë lakra në sallatë, kos) dhe ndihmoni trupin të luftojë kolesterolin, me efekte të dobishme në lëkurë.

Spinaqi

Në perimet me gjethe jeshile, rol kryesor ka vitamina A, e cila ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe mban nën kontroll thatësinë e saj, duke e mbajtur të butë dhe rrezatuese, por edhe kontributin themelor të karotenit, i cili mbron lëkurën nga rrezet UV.

 

Çaji jeshil

Dihet se uji është i mirë për lëkurën, por çaji jeshil edhe më shumë, sepse përmban katehina, antioksidantë të fuqishëm që veprojnë kundër radikalëve të lira dhe stresit oksidativ, përshpejtimin e qarkullimit të qelizave dhe përmirësimin e hidratimit.

Veza

Një burim i rëndësishëm i proteinave, kripërave minerale (sidomos selenit) dhe vitaminat (në veçanti B12 dhe B2), stimulojnë energjinë qelizore dhe ripërtëritjen e epidermës. Nëse doni një veprim anti-inflamator dhe kundër skuqjes, përdorni të bardhën e vezës, ndërsa për të tkurrur poret, ju nevojiten të verdhat dhe të bardhat e vezëve së bashku.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: http://cucina.corriere.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top