Këshilla & Arsye

January 12, 2018 | 10:20

Strategjitë për menaxhimin e ankthit dhe stresit në vendin e punës

Ankthi në punë është një shqetësim që godet mijëra punonjës dhe kjo është krejtësisht normale. Por, theksojmë se kur është i vazhdueshëm, i paarsyeshëm dhe dëmton funksionimin e përditshëm, mund të tregojë një çrregullim ankthi.

1

  • Nëse jeni viktimë e një gjendjeje ankthi është e nevojshme të rregulloni ritmin e frymëmarrjes. Uluni në karrige dhe mbështesni një dorë në bark. Merrni frymë thellë dhe shumë ngadalë, duke ndjekur me dorë lëvizjet e diafragmës. Përsëriteni këtë teknikë deri sa t’ju largohet ndjesia e shtypjes në kraharor dhe stomak.
  • Një mënyrë tjetër është t’i përsërisni vetes se gjendja do të përmirësohet dhe se në të vërtetë gjithçka shkon mirë. Kjo teknikë, e quajtur “self-talking”, ndihmon në qetësimin e mendjes dhe trupit në situata të forta stresi.
  • Pushimi për disa minuta, duke u larguar në një vend të qetë dhe të izoluar, mund të jetë një zgjidhje e mirë për të luftuar ankthin.
  • Së fundi, organizimi i rendit të punëve ju ndihmon në reduktimin e ankthit. Një plan ditor i saktë do t’ju ndihmojë ta përballoni më me qetësi ditën.

Mundohuni të mbani trupin dhe mendjen në formë për të trajtuar situata të vështira.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com