Lifestyle

April 9, 2018 | 12:28

23 mënyra që ta doni trupin këtë verë

Verë. Është koha e pushimeve në plazh, e argëtimit, shëtitjeve të gjata buzë detit… me pak fjalë: vera është e mrekullueshme – dhe ju dëshironi të përgatiteni. Ndaj bëhuni gati për të lexuar këshillat tona, në mënyrë që të ndiheni shkëlqyer për format e trupit, pa u ndjerë në ankth për disa kilogramë më shumë.

VLERËSONI ATË ÇKA TRUPI JUAJ MUND TË BËJË

Vajtja në palestër nuk ka të bëjë gjithmonë me përmbushjen e synimit të radhës. Merrni një çast për të menduar e shijuar se sa shumë keni përfituar nga palestra. Gëzohuni që nuk ju mungon fryma sa herë që hipni në një vegël palestre. Me pak fjalë, ndihuni mirë për fuqinë e trupit tuaj, pa u ndjerë keq për peshën.

MOS FLISNI PËR KILOGRAMËT E TEPËRT

Nëse dikush fillon të thotë “jam shumë e shëndoshë”, evitoni përgjigjet shabllon: “Jo, nuk je fare… unë jam e shëndoshë… I ke parë kofshët e mia?” Pasiguritë tuaja janë pasqyrim i pasigurive të mikeshave, ndaj dilni nga ky rreth vicioz.

MENDONI PËR FUQINË MË SHUMË SE SA PËR DHIMBJEN

Shkencëtarët e Universitetit të Yaleit kanë zbuluar se dhimbjet e shpinës shkaktojnë uri të madhe, ndaj sigurohuni të bëni ushtrime streçing për t’u qetësuar ose Yoga për të forcuar muskujt. Dhe nëse doni të hani më pak pas palestrës, atëherë konsiderojeni këtë aktivitet më shumë si argëtim se sa si punë.

RRINI DREJT NË KËMBË

Të qëndroni një orë më shumë në ditë në këmbë mund t’ju ndihmojë të digjni 87 kalori më shumë. Ky konfirmim vjen nga universiteti i Iowa. Trefishoni kohën e të qëndruarit drejt në këmbë, në mënyrë që të digjni sa më shumë kalori.

FLINI MJAFTUESHËM

Edhe pse vera është stina e të qëndruarit deri vonë duke u argëtuar mes miqsh, është mirë që të shkoni herët në shtrat dhe të flini mjaftueshëm. Mungesa e orëve të duhura të gjumit mund t’ju bëjë të konsumoni ushqim, rreth 300 kalori më shumë.

NUMËRONI KAFSHATAT

Numëroni kafshatat, jo kaloritë. Sipas studimeve të bëra nga nutricionistë e specialistë të ndryshëm të fushës, ata që numërojnë kafshatat konsumojnë rreth 20-30% më pak kalori.

KËRCISNI GISHTAT

Kërcitja e gishtave në mënyrë ritmike largon urinë. Është e faktuar. Teorikisht ky veprim ju pengon të mendoni për ushqimin dhe minimizon sjelljet impulsive. Ky është përfundimi i një studimi nga “Mt Sinai St Luke’s Hospital” në SHBA.

MËNGJES I BOLLSHËM

Shkencëtarët izraelitë kanë arritur në përfundimin se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm, dobësohen 2.5 herë më shpejt se sa ata që e evitojnë këtë vakt të rëndësishëm ose humbasin 10% të peshës në 30 ditë. Po ashtu, studiuesit sugjerojnë se mëngjesi duhet të jetë i shëndetshëm.

KUFIZONI YNDYRËN

Gatimi me dy lugë vaj mund të shtojë 250 kalori të panevojshme trupit tuaj. Evitoni të skuqurat ose në vend të vajit përdorni salcë soje të holluar me ujë. Përveç se do të mënjanoni kalori të dëmshme, shija e sojës do t’ju heqë dëshirën për ushqim.

BËNI ÇFARË JU BËN TË NDIHENI MIRË

Kushtojini pak kohë vetes që të hyni në sintoni me trurin, për të marrë kohë për t’u përgatitur në mëngjes apo për të përfituar nga tetë orë gjumë në mbrëmje. Do të keni energji ditën tjetër. Ama, nëse një mbrëmje keni dëshirë të hani një qese me patatina, sigurohuni të mos ia mohoni vetes. Kufizime po, por gjithashtu është e rëndësishme që edhe të ndiheni mirë shpirtërisht.

VAKTE TË NGADALTA

Nëse jeni në tryezë apo në ajër të pastër, konsumimi i proteinave 15 minuta para se të konsumoni karbohidratet mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak me 37%. Ky është përfundimi i një studimi nga “Weill Cornell Medical College”, në SHBA, ndaj mos hani shpejt e shpejt, por jepini rëndësi minutave gjatë konsumimit të vaktit.

BËNI NJË HAP TË PARË

E vërteta është se është më e thjeshtë të marrim kalori, se sa t’i djegim ato. Nëse doni të bini në peshë, një regjim i shëndetshëm ushqimor, është hapi i parë. Si ta nisni mbarë? Fillimisht eliminoni 200 kalori ditore (një gotë qumësht, për shembull). Do të jeni në rrugën e duhur për të bërë natyrshëm zgjedhje më të mira për sa i përket ushqimeve që duhet të konsumoni.

BËNI USHTRIME PESHE

Gjysmë ore ushtrime peshe, mund të eliminojë rreth 300 kalori. Mbani një peshë palestre mes gjunjve, pastaj mundohuni ta ngrini në lartësinë e shpatullave për efekt maksimal dhe për të djegur yndyrnat.

VËRINI DUART NË PUNË

Gjeni një top mjekësie dhe punoni nëpërmjet një sërë lëvizjesh e rrotullimesh në mesditë, në mënyrë që të ktheheni në tryezën e punës duke qenë më të qetë dhe të dilni fitimtarë në detyrat që keni. Sipas studiuesve japonezë, ky veprim i thjeshtë ndikon në uljen e stresit nga puna.

QESHNI

E qeshura është një ushtrim i mrekullueshëm për trurin. Sipas studiuesve, të qeshësh për 15 minuta djeg nga 10 deri në 40 kalori. Një ushtrim shumë argëtues dobësimi!

PËRDORNI LITAR ELASTIK

Përdorimi i një litari elastik në ushtrimet fizike ditore djeg 250 kalori në 30 minuta. Ndaj bëni 10 minuta ushtrime në ditë me litarin nën këmbë dhe përfundoni 30 minutëshin duke e tërhequr litarin lart. Do të dobësoheni 1 kilogramë në 30 ditë.

SHPENZONI MË PAK

Duke këmbyer kartën e debitit me paratë cash, kur bëhet fjalë për të paguar në dyqanin e ushqimeve, mund të ulni shpenzimet me 23%. Është tregues i një fature më të pastër të shëndetshme dhe paratë ekstra në çantë nuk dëmtojnë aspak.

KUJDES ME VAKTET E NDËRMJETME

Një studim i “Health Education Behaviour” arriti në përfundimin se njerëzit që konsumojnë fruta, peshojnë 12 kilogramë më pak se ata që konsumojnë ushqime me sheqer. Ndaj ruani në frigorifer apo në frutierën mbi tavolinë sa më shumë fruta të stinës.

BËNI PAK PUSHIM NGA INSTA

Sipas gazetares Nancy Jo Sales, femrat gjejnë më shumë vetëvlerësim nëpërmjet “like”-ve dhe “followers”-ve në rrjete sociale. “Është sfidë për femrat, veçanërisht të besojnë se ato kanë nevojë të prodhojnë imazhe të vetes në mënyrë që të ndihen të vlerësuara” – thotë Sales. “Ka ardhur koha të hiqni dorë për ca kohë nga instagrami dhe nga “like”-t dhe filloni vlerësoni veten më shumë. 

BËHUNI GATI

E shijoni një vakt të bollshëm e të kënaqshëm herë pas here? Urime, jeni qenie njerëzore. Por shumë ushqime të yndyrshme mund t’ju çojnë në krijimin e dhjamit prapa abdominaleve, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. E kemi një zgjidhje edhe për këtë rast. Shtojini dietës suaj specin e kuq: vendoseni në një kavanoz dhe përdoreni pothuajse në çdo gatim.

SA MË SHUMË LËNGJE

Sidomos në stinën e verës, lëngjet duhet të jenë pjesë e dietës suaj. Duhet ta mbani trupin e hidratuar dhe në vend të kafes me kafeinë zgjidhni ujin. Është më i shëndetshëm. “Virginia Tech” arriti në përfundimin se një gotë ujë para çdo vakti bën të mundur 44% rënie në peshë përgjatë 12 javëve.

RACIONE TË VOGLA

Është e dukshme, apo jo? Pjatat e vogla, limitojnë sasinë e ushqimit që hani. Me 30% sipas “Bond University” në Australi.

DJERSINI

“Përdorimi i një saune ndihmon të qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar lëvizjen e enzimave që djegin yndyrnat në zonat e mbingarkuara”, thotë Karen Austin, nga “Topaz Fitness Academy”. Përdorni sauna tetë herë në dy javë dhe do të eliminoni një kilogram yndyrë.

Përgatiti: Manjola Ereqi / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com