“Ne kurrë s’do t’i dimë të gjitha të mirat që mund të sjellë një buzëqeshje e thjeshtë”
Nënë Tereza
“Disa herë është lumturia shkaktar i buzëqeshjes sonë, Por Disa herë buzëqeshja mund të jetë burim i gëzim tonë”.
Thich Nhat Hanh
“Buzëqesh përballë pasqyrës. Bëje çdo mëngjes dhe do fillosh të shohësh një ndryshim domethënës në jetën tënde”.
Yoko Ono
Teksa po bëja rezymenë e fundvitit, për të parë çfarë mund të përmirësoja dhe si më kishte kaluar një vit, diçka më tërhoqi vëmendjen. Vura re që mëngjeset që ngrihesha plot energji, e gjallë, me një buzëqeshje që më përfshinte fytyrën, ato ditët shumë të rralla kur njeriu mendon “sot mund të pushtoj botën”, ajo ditë në 99% të rasteve përfundon duke u shtrirë e lumtur që jeton, e lumtur me çdo gjë që të rrethon dhe me jetën tënde, madje të gjithë ata përreth meje sikur ndikoheshin nga kjo energji pozitive.
Dhe kjo ndodhi jo sepse atë dot gjërat shkuan vaj, sepse sërish mund të kesh rrëshqitur., ndërkohë që ishe në dush, apo zbulove që ishe vonë, apo se qeni i komshiut sërish e paska ndotur ashensorin, apo ta kanë zënë makinë dhe nuk ke nga të dalësh, etj., por sepse atë ditë unë zgjodha t’i shoh dhe t’i përgjigjem gjërave ndryshe, zgjodha që mos ta lë ditën time t’iu vendoset ngjarjeve, zgjodha të buzëqesh.
Ky është një fakt i mrekullueshëm, bëhemi të vetëdijshëm që duke ndryshuar këndvështrimin tonë, humorin, mënyrën se si i presim ngjarjet e ndryshme një buzëqeshje në fytyrë, ka një ndikim thelbësor në përmirësimin e cilësisë së ditës dhe ditë pas dite, jetës që ne bëjmë dhe mënyrës se si ndihemi.
Shpresoj që duke lexuar këto rreshta, e keni ravijëzuar ndërkohë një buzëqeshje në fytyrën tuaj, duke zbuluar stolitë më të bukura që posedoni, perlat tuaja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.