Në fokus

August 30, 2017 | 9:41

“Luarasi”, rektori Malaj: Zgjidhje për ambiciet e të rinjve

Kolegji Universitar “Luarasi” ka hapur dyert për të pritur studentët që dëshirojnë t’ia besojnë të ardhmen e tyre. Rektori, prof. dr. Arben Malaj, i fton të gjithë ata që ende janë në dilemë për të bërë zgjedhjen e duhur, t’i drejtohen universitetit.

1

“Jemi duke mirëpritur regjistrimin e studentëve, ku do të jetë një proces i gjatë, kështu që ata duhet të mbajnë kontakte me ‘Luarasin’. Nga përzgjedhja ne pamë një vlerësim shumë pozitiv për ‘Luarasin’, tani është momenti që çdo student, i cili po teston të përzgjedhë se ku do të studiojë, në Juridik dhe në Ekonomik, të mbajë kontakte. Prindërit dhe studentët të mos hezitojnë të kontaktojnë, të shikojnë të gjitha fazat e regjistrimit, nëse janë të paqartë për to të kontaktojnë kolegët e ‘Luarasit’ dhe me gjithë investimin që ne kemi bërë në këtë godinë, në logjistikë, por sidomos në stafin akademik, ne i garantojmë ata se ‘Luarasi’ do të jetë një zgjidhje e meritueshme për ambiciet e tyre në të ardhmen.”

Ajo që bie në sy nga numri i lartë i aplikuesve është cilësia e atyre që pritet të ulen këtë vit në auditorë.

“Këtë vit jemi shumë të kënaqur sepse prurja e studentëve është shumë e mirë, janë studentë me mesatare shumë të lartë, studentë të cilët ne i promovojmë dhe mundohemi t’u japim mbështetje, si sociale, ashtu edhe ekonomike. Është një proces që do të zgjasë, është një proces që ka disa faza dhe të gjithë maturantët janë të mirëpritur për të marrë informacionin bazë dhe për t’u regjistruar pranë ‘Luarasit’, vuri në dukje administratorja Klediana Rrumbullaku. Stafi akademik orienton dhe teknikisht kandidatët për studentë mbi hapat që duhet të ndjekin për të qenë pjesë e ‘Luarasit’. “Procesi i regjistrimit bëhet në portalin U-Albania, bëhet një regjistrim online. Studenti dorëzon dokumentacionin përkatës, plotëson deklaratën që gjeneron sistemi dhe më pas kryhet procesi i regjistrimit”, sqaron pedagogia Dorina Gjipali.

Për kreun e Departamentit të Financë- Bankës, Mateo Spaho, arma më e fortë e universitetit janë internshipet.

“Universiteti ‘Luarasi’ ofron, qoftë në fushën ekonomike, qoftë në fushën juridike, alternativa të vlefshme dhe për përgatitje dhe për punësim të mëpasshëm”.

Procesi i regjistrimeve sapo ka filluar. Kur kanë mbetur edhe gjashtë faza të tjera, deri më 11 shtator, “Luarasi” fton të gjithë aplikantët t’i drejtohen universitetit për të siguruar të gjithë informacionin e mundshëm që i ndihmon për të bërë zgjedhjen e duhur.

Drejtues të Universitetit shprehën mirënjohje për të gjithë maturantët që kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri, por veçanërisht për studentët e trojeve, të cilët vendosën të përvetësojnë dije te “Luarasi”, si mundësia më e mirë për një karrierë të sigurt dhe punësim të vlerësuar./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top