Në ditët e sotme ka shumë vajza që zgjedhin të mos bëhen nëna. Fatkeqësisht, ka njerëz që i gjykojnë dhe nuk e kuptojnë vendimin e tyre. Ndoshta pasi të lexoni tre arsyet e mëposhtme do t’i mirëkuptoni përse këto vajza kanë marrë këtë vendim.
1.Partneri është familja
Ndonjëherë ne e keqinterpretojmë faktin se me ardhjen e një fëmije në çift, ai automatikisht bëhet familje. Kjo nuk është e vërtetë. Ka çifte që ndihen tashmë sikur e kanë krijuar familjen e tyre, vetëm me praninë e njëri-tjetrit. Duhet të kuptojmë se ndonjëherë partneri është familja.
2.Nuk dëshirojnë që trupi i tyre të ndryshojë
Kjo është një tjetër arsye pse disa femra nuk duan të bëhen nëna. Sigurisht, që disa prej tyre, arrijnë të kenë përsëri trupin para lindjes, por duhen mirëkuptuar edhe ato që e marrin një veprim të tillë për këtë arsye. Kushdo ka përgjegjësi të bëjë çfarë të dëshirojë me trupin e tij.
3.Nuk e kanë parë kurrë veten si mama
Duhet të jemi koshientë se prindërimi është diçka tepër e rëndësishme, ndaj nëse dikush nuk e ndjen veten nënë, do të thotë që nuk duhet të bëhet nënë. Të jesh mama ka shumë përgjegjësi, ndaj të gjitha ato femra që nuk e shohin veten si të tilla, nuk duhet të paragjykohen.
Burimi / topalbaniaradio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.