Dëshmi

June 14, 2023 | 9:17

Mbijetuan në xhungël për 40 ditë: Nëna u tha fëmijëve ta linin në mënyrë që të shpëtonin

Nëna e katër fëmijëve kolumbianë që arritën të mbijetonin për 40 ditë në xhunglën e Amazonës, luftoi me vdekjen për katër ditë pasi avioni i tyre u rrëzua, por më vonë u tha fëmijëve që ta linin në mënyrë që të mbijetonin vetë.

Babai i dy fëmijëve, Manuel Ranoque, u tha gazetarëve të dielën se gruaja e tij, Magdalena Mucutuy, i kishte mbijetuar përplasjes, por vdiq katër ditë më vonë.

“Vajza ime më ka thënë se nëna e tyre ishte gjallë për katër ditë,” tha ai.

“Para se të vdiste, ajo u tha atyre: ‘‘Ndoshta duhet të shkoni. Ju do ta shihni sa i mirë është babi juaj dhe ai do t’ju japë të njëjtën dashuri të madhe që ju kam dhënë unë.”

Katër vëllezërit e motrat, të moshës 13, 9, 4 dhe një foshnjë 11 muajshe, ishin nga komuniteti indigjen Huitoto. Ata po udhëtonin me nënën e tyre nga fshati Araracuara në San José del Guaviare kur avioni u rrëzua për shkak të motit.

Xhaxhai i fëmijëve, Fidencio Valencia, tha se ata kishin mbijetuar duke ngrënë fariña, (miell i kasavës), fara dhe duke përdorur njohuritë për frutat e pyllit tropikal.

Të kequshqyer dhe të mbushur me pickime insektesh, fëmijët u shpëtuan gjallë nga Amazona të premten pasdite. Ata u mbijetuan stuhive të forta në një nga pjesët më të rrezikshme të vendit, shtëpia e kafshëve grabitqare dhe grupeve të armatosura.

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / AnabelMgazine

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top