Këshilla & Arsye

October 29, 2018 | 15:05

3 arsyet pse duhet t’i jepni fund një miqësie…

Është trishtuese, por e nevojshme. Miqësitë janë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme që kemi. Dhe ashtu si marrëdhëniet e dashurisë, shumë miqësi mund të zgjasin gjithë jetën. Por jo të gjitha miqësitë janë të destinuara të zgjasin.

Ndërsa disa përfundojnë natyrshëm, të tjerat kanë nevojë për një shkëputje me forcë. Pra, si ta dini se kur është koha e duhur për t’u ndarë nga një mik?

Këtu janë tri arsye pse ju duhet t’i jeni fund një miqësie:

  1. Ju u rritët

A ju kujtohet personi që keni qenë kur keni qenë 15 vjeç? 22? 30? 35? Ju keni ndryshuar shumë. Jeta jonë rrallë herë ka marrë rrugë paralele me ato të miqve tanë më të ngushtë. Ne u larguam, ndërtuam karrierën tonë, u martuam, u divorcuam. Rruga e jetës së një personi bën gjëra të parregullta dhe të lakuara, dhe rruga juaj mund të kthehet në një drejtim krejtësisht të kundërt me mikun tuaj.

  1. Nuk ka ekuilibër të drejtë ndërmjet dhënies dhe pranimit

Marrëdhëniet janë rrallë një ekuilibër i përsosur mes gjysmë e gjysmë dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e miqësisë. Por nëse jeni vazhdimisht në rolin e donatorit dhe miku juaj është përfitues, dikush duhet të hapë rrugën.

  1. Miqësia është bërë e keqe

Miqësitë e këqija mund të shprehen në shumë forma, por në fund ajo është një formë ekstreme e mosbalancimit. Ai shpesh arrin të mohojë mesazhet tuaja ose t’iu nënvlerësojë. Ndërveprimet tuaja janë të përqendruara tek miku juaj dhe jo te të dyja palët.

Marrja e vendimit për t’i dhënë fund çdo marrëdhënieje nuk është kurrë e lehtë dhe miqësia është veçanërisht e vështirë, sepse disa prej tyre shpesh zgjasin me vite. Por sapo mbyllni derën për një miqësi që nuk funksionon më, ju i keni bërë vetes një hapësirë për miqësi të shëndetshme dhe shpërblyese që do të zgjasin.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top