Këshilla & Arsye

December 6, 2017 | 10:24

3 gjëra që duhet dhe s’duhet të bëni në një konflikt

Konflikti është një burim i madh energjie për drejtuesit që dinë ta përdorin atë…

Mënyra se si përballen me një konflikt mund të ndajë menjëherë drejtuesit e mëdhenj nga përgjegjësitë e leadership-it. Drejtuesit e paaftë e drejtojnë keq një konflikt në tre mënyra të parashikueshme

1

1.Ata heqin dorë

Konflikti është i vështirë dhe shpesh i frikshëm. Sfidon besimin dhe sigurinë tonë në marrëdhënie. Drejtuesit që dorëzohen gjatë një konflikti paralizohen prej tij. Ata veprojnë me kujdes në mënyrë që të ruajnë paqen, kompromisin, shmangin situatat e sikletshme dhe diskutimet direkte nga frika e refuzimit. Këta liderë dërgojnë mesazhin se konflikti është i dëmshëm për marrëdhëniet dhe duhet shmanget.

2.Ata japin këshilla kur nuk ju kërkohet

Gjatë konfliktit ndihet një tjetër lloj energjie e cila mund të pengojë progresin. Është e natyrshme ta shohësh atë si një shqetësim, i cili ka nevojë vetëm të kuptohet. Disa drejtues e humbin perspektivën gjatë një konflikti, duke menduar se është detyra e tyre që të bëhen heroi dhe të mos e prishin ditën duke u thënë gjithë të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë. Ata japin këshilla dhe zgjidhje edhe atëherë kur nuk kërkohet, duke përforcuar problemet ekstreme dhe varësinë. Drejtuesit dërgojnë mesazhin se konflikti është një problem që duhet zgjidhur dhe mendojnë se ata e kanë përgjigjen për këtë.

3.Ata japin ultimatume

Konfliktet janë rezultat i një hendeku midis asaj që duam dhe asaj që jemi duke përjetuar. Shpesh priremi të besojmë mitin se janë të tjerët përgjegjës për konfliktin, kështu që janë ata të cilët duhet të ndryshojnë. Drejtuesit të cilët besojnë në këtë mit nuk kanë asnjë problem të japin ultimatume. Ata besojnë se është e drejtë të kërcënosh njerëzit si një mënyrë për të zhdukur hendekun. Ata përcjellin mesazhin se frika dhe manipulimi janë mënyra të pranueshme që të tjerët të zhvillohen.
Drejtuesit e mëdhenj nuk i shohin konfliktet si një problem kërcënues, por si një burim energjie dhe mundësi e fuqishme që duhet shfrytëzuar.

 

Tre sekrete se si veprojnë drejtuesit e mëdhenj kur konflikti troket në portë

1.Ata ndajnë përvojën e tyre

Drejtuesit e mëdhenj nuk kanë frikë të ndajnë përvojën e tyre gjatë një konflikti. Ata janë të gatshëm t’u japin një emër emocioneve dhe përvojës së tyre dhe u japin lejen të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë. Duke bërë këtë gjë ata dërgojnë mesazhin se konflikti është i vështirë por gjithçka shkon mirë. Ndarja e përvojës ka një avantazh pasi tregon dëshirat tona më të thella, gjë qe ë bën më të thjeshtë të përballesh me shkaqet që nga rrënjët. Mund të tingëllojë kështu:
“Shqetësohem thellësisht për këtë marrëdhënie dhe se ku po shkojnë gjërat”.
“Edhe unë jam në ankth. Drejtuesit kanë kaq shumë gjëra të panjohura”.
“Është normale që të jesh i zemëruar”.

2.Ata bëhen kureshtarë

Pjesa më e madhe e njerëzve mbajnë një pozicion të caktuar gjatë një konflikti gjë që çon drejt polarizimit. Drejtuesit e mëdhenj bëjnë të kundërtën. Ata bëhen kureshtarë dhe tregojnë interes jo gjykues dhe perspektivën e tyre, si dhe perspektivën e të tjerëve. Nuk shqetësohen se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, përkundrazi ata fokusohen që të kuptojnë dhe të mësojnë. Drejtuesit e mëdhenj përpiqen së pari të kuptojnë, dhe jo që të jenë të kuptuar. Ata bëjnë pyetje të drejtpërdrejta në vend që të përpiqen që të bëjnë përjashtime apo të përsërisin këndvështrimin e tyre.
Ja disa shembuj:
-Cilat informacione do të ishin më të dobishme për ju?
-Dua të analizoj me ju disa mundësi. Dua të shoh këndvështrimin tuaj
-Jam kureshtar të di perspektivën tuaj.

3.Ata fokusohen në atë çka është më e rëndësishme

Shumë njerëz në konflikt i largohen thelbit të vërtetë, duke kërkuar që të justifikohen në një nga kurthet e përshkruara më sipër. Ata përqendrohen kaq shumë tek përmbajtja sa që harrojnë atë që ka me të vërtetë rëndësi. Ose vendosin që gjithçka ka rëndësi, gjë që krijon një dilemë të pamundur për të gjithë.

Drejtuesit e mëdhenj janë të aftë të bëjnë një hap pas, të shohin perspektivën dhe të shohin qartë atë që ka me të vërtetë rëndësi. Ata mund të ndajnë “çfarë” nga “pse”. E dinë se pas pjesës më të madhe të sjelljeve negative ka një nevojë pozitive dhe pakënaqësi.
Përmbushja e kësaj nevoje dhe trajtimi i çështjeve të mëdha si respekti, dinjiteti dhe kënaqësia emocionale janë të rëndësishme për zgjidhje afatgjata. Kur parimet dhe vlerat janë në rrezik, ata janë në gjendje të përqendrohen tek një ose dy nga gjërat që janë më kryesore.
Konfliktet janë një burim i madh energjie për drejtuesit që dinë si ta përdorin atë.

Burimi: Success/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top