Lifestyle

May 18, 2018 | 11:54

3 gjëra që nuk i dini për sytjenat dhe si të gjeni të duhurat…

Ajo që kemi me sytjenat është padyshim një marrëdhënie dashurie dhe urrejtjeje. Ajo na mbështet në kohë nevoje dhe ne, herë pas here i perceptojmë si të pakëndshme nga të cilat mezi presim që ta lirojmë veten sapo të kthehemi në shtëpi.

Ka disa gjëra që duhet t’i dini rreth tyre:

  1. Sytjenat flasin për ju

Nëse në fund të ditës ju mezi prisni që t’i hiqni, ndoshta këto nuk janë të duhurat për ju.

Nëse ndieni se telat iu vrasin ose në qoftë se ju lënë shenjat në trupin tuaj, ndoshta është më mirë që t’i lini ato për diçka më të mirë që është bërë me porosi për ju.

  1. Një këmishë e bardhë mund t’ju ndihmojë të kuptoni

Vishni sytjenat në fjalë dhe pastaj vishni një bluzë të bardhë: çfarë po shihni?

Nëse sytjena është shumë e dukshme, ka të ngjarë që kjo nuk i përshtatet mirë trupit tuaj dhe favorizon formimin e hapësirave të zbrazëta.

Nëse në vend të kësaj hapësirat janë shumë të plota dhe ndiheni pak të shtypur … keni zgjedhur sytjena me madhësi më të vogël se ajo që ju nevojitet!

  1. Të veshësh gjithmonë të njëjtat nuk është një ide e mirë

Duke veshur gjithmonë të njëjtat sytjena, për një kohë shumë të shkurtër këto do të prishen. Për çdo 24 orë me vete, sytjenat duhet të rrinë  48 orë pa u veshur, për të lejuar që pëlhura elastike të kthehet në formën e saj origjinale.

Gjithashtu e mira është që të lahen një herë në javë dhe më dorë, por mund t’i fusni edhe në lavatriçe duke përdorur qese lavanderie.

Si të gjeni sytjenat perfekte?

Ajo që shpesh harrojmë është se nuk jemi të gjithë të barabartë, jo vetëm për madhësi. Secili prej nesh ka forma shumë specifike: disa kanë forma të rrumbullakëta, të tjerë të rënë, apo edhe në formë zileje…

Mbani në mend që kur të shkoni për të blerë sytjena kërkoni ndihmë nga shitësi, i cili sigurisht do t’ju japë një dorë!

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / alfemminile.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top