Studim

May 18, 2018 | 12:31

Depresioni te burrat  ul me 60% shanset e një çifti për t’u bërë me fëmijë

Sipas hulumtimeve të reja kur një burrë është në depresion, ai dhe partnerja e tij kanë shumë më pak gjasa të jenë në gjendje të kenë një fëmijë.

Megjithatë, depresioni i gruas i ndryshoi shumë pak shanset, që një çift që trajtoheshin për infertilitet, të ishin në gjendje për të konceptuar një fëmijë.

Studimi i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë pa në një fushë të gjerë ndërthurjen midis infertilitetit dhe depresionit, duke përfshirë trajtime për të dyja palët, si burrat ashtu dhe gratë.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se marrja e llojeve të caktuara të ilaçeve kundër depresionit mund të rrisin rreziqet që një grua të dështonte – e rëndësishme për t’u marrë në konsiderat nga çiftet është edhe kur marrin trajtime të infertilitetit.

Përpjekja dhe luftimi për të mbetur shtatzënë është një proces frustrues dhe dëshpërues për 10 % të grave, dhe partnerët e tyre meshkuj vështirë se janë imun ndaj efekteve.

Historikisht studimi dhe trajtimi i pjellorisë është përqendruar kryesisht në trupin e gruas.

Vetëm në fund të shekullit të 18-të, mjekët e panë në një fushë më të gjerë këtë çështje dhe filluan të marrin në konsideratë gjysmën tjetër të ekuacionit: burrat.

I sapo njohur si problem, i vetmi ‘trajtim’ për infertilitetin mashkullor ishin që gruaja të kishte marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër ose të injektoheshin spermatozoidet e një burri në vaginën e saj.

Deri në vitet 1970 nuk njihej fekondimi in vitro, i cili u prezantua për të trajtuar infertilitetin e të dyve , si burrave ashtu dhe të grave.

Më shumë se kurrë gratë po përdorin fekondimin in vitro (IVF) për të mbetur shtatzënë, por shumë çifte që luftojnë me shterpësinë preferojnë të përdorin ilaçe për t’i ndihmuar ata ta konceptojnë fëmijën së bashku.

Këto përfshijnë terapi hormonale dhe ilaçe për trajtimin e mosfunksionimit erektil ose ejakulimit të parakohshëm tek meshkujt.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top