Mirëqenie

January 21, 2017 | 6:12

3 gjërat që duhet të bëni në mëngjes për të qenë në formë të mirë

Mungesa e energjisë për shkak se nuk kemi kryer ushtrime fizike, nuk kemi ngrënë mëngjes apo nuk kemi bërë mjaftueshëm gjumë mund të ndikojë keq në performancën tonë të punës. Kujdesi për veten është prioritet i të gjithëve, ndaj duhet t’i vendosësh vetes çdo ditë disa “rregulla”.

1

Ushqehuni shëndetshëm

Shumica nga ne e kemi përjetuar atë momentin e pasdites ku vetëm duam të hamë diçka, shpeshherë diçka të kripur ose me sheqer. Por, mos bini viktimë e këtyre dëshirave jo të shëndetshme. Mbani ushqime të shëndetshme afër dhe qëndroni të përgatitur kur jeni të uritur.

Bëj Yoga

Disa ushtrime janë gjithmonë një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe për të medituar pak, si dhe për të ngrohur trupin. Nëse ke kohë, bëj edhe ushtrime yoga.

Pi ujë me limon

Një gotë ujë në temperaturë dhome ka shumë përfitime shëndetësore, jo vetëm që do hidratohesh në mëngjes, por edhe do marrësh vitaminën C, e cila ndihmon lëkurën dhe rrit mirëfunksionimin e metabolizmit, por rrit edhe humorin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top