Në fokus

January 21, 2017 | 7:00

Çfarë fshihet në shenjat e ankthit dhe frikës?

Sa herë ndjehemi të pasigurt, sa herë kemi vështirësi të ndjehemi rehat me persona dhe situata të reja, sa herë nuk ndjehemi të përshtatshëm kur na duhet të përballemi me një sfidë, sa herë ndjehemi të falimentuar akoma pa e provuar t’ja dalim, aq herë trupi jonë përballet me ankthin, frikën dhe ndonjëherë me fobitë!

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Këto mendime dhe fobi janë aq të rrënjosuara në kujtesën tonë, saqë janë bërë pjesë e rrjeteve të memories dhe si një ngërç psikik nuk na lejojnë të veprojmë pa patur ndjesinë e pasigurisë.

Personat, situatat, vështirësitë bëhen pjesë e pasigurisë sonë, dhe pasiguria bëhet mënyra sesi ne shohim botën përreth. Shpeshherë ankthi dhe frika janë krijuar nga një situatë e dhimbshme fizike apo psikike e herët, dhimbja shkakton shenjat e stresit post-traumatik, por jo vetem fobitë e vërtetuara, ankth në livele të larta, ndjesi të Unit negativ.

Me EMDR punojmë konkretisht duke analizuar shenjat, për ne ato kanë në themel disa mendime (konjicione negative), të cilat gjenerohen nga disa situata, evente mbreselënëse, që truri nuk i ka elaboruar.

Personi prezantohet tek ne me disa shenja, që vëren në jetën e përditshme, gjatë trajtimit ne kërkojmë mendimet negative, që janë në bazë të simptomave dhe zakonisht personat që ndjehen të pasigurt prezantojnë këto konjicione negative:

-nuk mund të kem besim tek asnjeri

-jam në rrezik

-nuk kam siguri nëse…

-bëj gabime

-provoj ndjenja

-rri pa u mbrojtur

-ve veten time në plan të parë

-jam vulnerabël

-varem nga të tjerët

-nuk kam përgjegjësi

-nuk arrij atë që dua dhe që kam nevojë

-jam afër dikujt

 -dashuroj   

 

 Si ti zbulojme konjicionet negative dhe si ti trasformojmë në konjicione positive?

EMDR siç e vërejmë aplikohet edhe në ato situata, që nuk kanë një ngjarje të vetme traumatike, ku individi e ka ndjerë veten në rrezik dhe i pasigurt, por edhe në ato situata që krijojnë pasiguri dhe vulnerabilitet në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës së tij!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top