Këshilla & Arsye

January 21, 2020 | 8:05

3 hapa për të pasur sukses!

Në kohën që jetojmë, çdo gjë duhet ta krijojmë vetë: arsimin, profesionin, punën, shtëpinë… Jo pak herë, fati është një element tejet i rëndësishëm për të pasur sukses në jetë, por nuk mund t’i varim të gjitha shpresat dhe dëshirat tona te fati. Por, si të kemi sukses në jetë? Studiuesit e fushës së psikologjisë kanë kaluar shumë kohë duke analizuar dhe duke i gjetur përgjigje kësaj pyetjeje të rëndësishme.

1

1.Objektivat: pikënisja e çdo gjëje

Ekziston një cilësi që duhet ta zotërojmë për të fituar. Kjo cilësi është qartësia e qëllimit: vetëdija për atë që duam të fito-jmë dhe dëshira e pamatë për të arritur objektivin. Por si të fitojmë diçka kur nuk e dimë se çfarë është? Qartësia është fuqi. Të gjithë njerëzit e suksesshëm e dinë se ku duan të arrijnë. Është e rëndë-sishme të vendosni objektiva. Keni nevo-jë për një drejtim ndaj shtrojini vetes këto pyetje: Cilat janë rezultatet që dëshironi të keni? Cilat janë objektivat që doni të realizoni? Kush dëshironi të jeni pas 5 vjetësh? Merrni kohë dhe caktoni objek-tivat tuaja në çdo fushë të jetës.

2.Nuk ekzistojnë probleme: vetëm mundësi

Çdo disfatë dhe çdo dështim sjell me vete edhe farën e një avantazhi të barasvlershëm apo më të madh se sa dështimi vetë. Është shumë e mundur se, para se të përmbushni objektivat, do të përballeni me vështirësi. Para çdo sfide që do të kaloni ajo që bën me të vërtetë dallimin, është sjellja juaj. Nëse do të jeni këmbëngulës, do të dilni fitimtarë. Shumë njerëz, para se t’i bënin ëndrrat e tyre realitet, janë përplasur nga një vështirësi në tjetrën. Sfida është të mos dorëzoheni. Para një problemi apo shqetësimi pyesni veten: çfarë mund të mësoj nga kjo situatë? Cilat janë mundësitë dhe përfitimet e kësaj gjendjeje? Përvetësoni mësimin e ecni përpara!!!

3

3.Përdorni subkoshiencën në favorin tuaj

Nënvetëdija regjistron çdo impuls që vjen në mendje nëpërmjet pesë shqisave. Tërhiqet nga inteligjenca për të transformuar në mënyrë të vullnetshme dëshirat e për t’ia dalë mbanë. Në subkoshiencën tonë janë regjistruar të gjitha besimet, mendimet më të zakonshme. I manifestojmë vazhdimisht besimet tona, shpesh edhe pa e kuptuar fare. Nëse besoni se jeni të zotë për të bërë diçka, atëherë një mënyrë do ta gjeni. Nëse besoni se të konsumoni shumë fruta e perime është thelbësore për shëndetin tuaj, atëherë kështu do të jetë dhe sjellja juaj. Nënvetëdija u përgjigjet mendimeve, të cilat janë të njëjta dhe me ndjenjat. Ndjenja si besimi, dashuria apo mirënjohja janë shumë të fuqishme. Flisni rreth jetës suaj dhe se si do të donit që ajo të ishte. Përshkruani dhe imagjinoni se si do të ishte të përmbushnit të gjitha objektivat tuaja, fokusohuni mbi ndryshimet që do të donit të bënit rreth ndjenjave që ju shqetësojnë.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top