FB

October 30, 2024 | 7:25

3 hapa për të pëlqyer veten

Të ndihesh mirë me veten, do të thotë të duash personin që është brenda e jashtë. Duhet punë e madhe dhe disa rregulla të rëndësishme për të mësuar pranimin e vetvetes dhe për t’u përballur me mungesën e lumturisë në jetë. Nëse doni të ndiheni mirë me veten, filloni duke ndryshuar mendimet, ndjenjat dhe sjelljet që mund të bëhen pengesë në këtë proces. Më pas mund të punoni mbi krijimin e një stili jetese që t’ju bëjë të ndiheni të shpërblyer, të dashur dhe të kënaqur. Nëse doni të mësoni se si të pëlqeni veten, lexoni hapat e mëposhtëm…

1

1. Pranoni individualitetin tuaj | Mundohuni të mos krahasoheni me të tjerët dhe pranojeni individualitetin tuaj, në të kundërt nuk do të ndiheni mirë me veten, duke qenë se jeni të ndryshëm nga çdo njeri tjetër. Nuk ekziston asnjë njeri tjetër në botë si ju, i cili është rritur me përvojat tuaja dhe që ka të njëjtat cilësi. Nëse mundoheni të krahasoheni me të tjerët, do të dëmtoni vetëbesimin, pasi do të gjeni gjithnjë dikë më të fortë, më inteligjent apo më të bukur se ju. Ndaj, përqendrohuni të jeni njeriu që dëshironi të bëheni, pa kopjuar fqinjin, shokët e shkollës apo motrat e vëllezërit më të mëdhenj. Kur t’ia dilni të përcaktoni rrugën drejt suksesit në jetë, atëherë do të jeni në gjendje t’i shkoni deri në fund asaj.

2. Zhvilloni sigurinë | Është çelësi për t’u ndjerë mirë me veten dhe për të dashur njeriun që jeni tani dhe që do të bëheni në të ardhmen. Mundohuni të jeni të sigurt për atë që jeni dhe për atë që do të bëheni, edhe pse kjo gjë do t’ju marrë mjaft kohë. Duhet të keni parasysh që jeni një njeri i jashtëzakonshëm dhe të keni besim te vetja është një gjë, të cilën e meritoni. Nëse mendoni se keni vlerë, atëherë do t’ia dilni të dalloheni nga të tjerët. Gjeni diçka ku shkëlqeni, ose përkushtohuni të shkëlqeni në një aktivitet që ju pëlqen. Nëse jeni gjeni në një fushë të caktuar, mendoni se sa i jashtëzakonshëm jeni në atë fushë. Mundohuni të fokusoheni në aftësitë dhe përgatitjen tuaj. Do të ndiheni mirë me veten, nëse shkëlqeni në diçka që ju pëlqen.

3. Zgjidhni miqtë | Nëse dilni me miqtë dhe ata fillojnë të flasin për gjëra që ju vënë në siklet, ndryshoni temën e bisedës. Nëse jeni në shoqërinë e njerëzve të fiksuar pas aspektit fizik, mundohuni ta drejtoni bashkëbisedimin mbi tematika më pak sipërfaqësore. Nëse e gjitha kjo ndodh shpesh, atëherë është e nevojshme të gjeni miq me më shumë vlera. Pyesni veten: miqtë ju bëjnë komplimente dhe ju mbështesin, apo kritikojnë çdo gjë që bëni në jetë? Nëse prania e tyre ka një efekt negativ për ju, atëherë largohuni sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të duket mizore si këshillë, por do të ndiheni më mirë me veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top