Marrëdhënie

October 10, 2016 | 8:46

Fëmija juaj adoleshent ka takim dashuror. Çfarë do të bëni ju si prind?

Një studim i publikuar në vitin 2008 arriti në përfundimin se prindërit, të cilët kanë një marrëdhënie romantike të qëndrueshme, kanë tendencë të krijojnë më shumë rregulla për fëmijët e tyre adoleshentë, të cilët gjithashtu kanë takime romantike: ata i pyesin për kohën kur do vijnë në shtëpi, i lejojnë që ata të kenë takime të tilla në një moshë të caktuar, vendosin kufizime se ku ata mund të shkojnë për të shmangur aktivitetet seksuale.

Nga ana tjetër, prindërit që kishin një jetë të mjerueshme të dashurisë, priren për t’u bërë më diktatorë. Ata u imponojnë atyre se si të trajtojnë partnerin, duke i udhëzuar të sillen si një zotëri apo një zonjë dhe kështu me radhë. Prindër, të cilët ndalojnë fëmijët e tyre për dështimet që i kanë përjetuar vetë. Por, efekti është po aq paradoksal dhe këto kufizime janë shumë të bezdisshme, ndaj shpesh adoleshentët refuzojnë t’i ndjekin ato.

Qasja më e mirë, rekomandon autori i studimit, është mbikqyrje e vazhdueshme dhe e ngrohtë e adoleshentëve, një qasje që punon më mirë se thjesht vendosje e rregullave. Komunikimi me fëmijën tuaj duhet të jetë i përhershëm, por jo ndërhyrës:

-pyesni fëmijën tuaj adoleshent për të zbuluar planet për atë mbrëmje

-i thoni t’ju telefonojë në përfundim të takimit, ose në qoftë se ka një ndryshim të planeve

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top