Marrëdhënie

October 31, 2017 | 10:53

3 këshilla për një bashkëjetesë të qetë

Moskuptimet, mungesa e dialogut, mund ta vënë në krizë raportin në çift. Si t’ia nisni me këmbën e djathtë për të ndërtuar jetën dyshe?

Happy Couple

1.Shmangni gjykimin

Të pranosh tjetrin do të thotë të pranosh edhe “defektet” e tij. Por nëse defekti ju bezdis, përpiquni së pari të shmangni gjykimin. Në vend që të nxirrni konkluzione, më mirë bëni një diskutim konstruktiv. Kujdes me termat e përdorur, pasi fjalët mund të lëndojnë. Gjeni një moment kur të dy të jeni të qetë dhe flisni.

2.Respektoni hapësirat e partnerit

Periodikisht, në një çift shfaqet dëshira për t’u larguar momentalisht nga tjetri dhe për të qëndruar me veten. Duke u lëkundur kështu mes nevojës për intimitet me partnerin dhe asaj për të pohuar autonominë. Përpiquni të mos e bezdisni partnerin me kërkesat tuaja, nëse e ndjeni këtë nevojë. Nëse nuk e ka mundësinë për t’u larguar, nuk do ta njohë dëshirën për t’u afruar dhe përballur qetësisht me ty.

3.Kujdesuni për imazhin

Për një bashkëjetesë stimuluese është mirë të mos i humbni zakonet e mira që i kishit para se të ndanit të njëjtin shtrat me partnerin. Sa kohë i kushtonit vetes para bashkëjetesës? Jepini sërish të njëjtën kohë të nevojshme vetes, për t’u kujdesur për pamjen. Është një mënyrë për t’i treguar partnerit interesin kundrejt tij. Mos e harroni: moskokëçarja është një nga armiqtë më të këqij të çiftit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top