Këshilla & Arsye

April 7, 2017 | 11:25

3 këshilla… për të krijuar lidhje afektive me fëmijën

Afrimiteti që në muajt e parë të jetës është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve emocionalisht të shëndetshëm. Fëmijët të cilët kanë ndërtuar që herët një lidhje të mirë emocionale me prindërit, kanë më shumë gjasa për të ecur më mirë në shkollë dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive në jetë…

1

Përpiquni të kuptoni se çfarë do të thotë i sapolinduri | Çdo fëmijë ka stilin e tij të komunikuarit, por disa sinjale janë universale. Për shembull, një fëmijë që me gojë bën veprimin e thithjes, mund të nënkuptojë vetëm dy gjëra: që ka uri dhe kërkon të ushqehet ose ka nevojë për qetësi. Nëse fëmija lëviz shpinën, ndoshta mbi-nxitet. Për këtë arsye ose kërkon të qetësohet, ose ka ndonjë vështirësi. Nëse vrenjt vetullat, mund të nënkuptojë se ka shumë dritë ose është i shqetësuar. Kur qan, do të shprehë shumë gjëra. Para së gjithash, prindi duhet ta qetësojë. Edhe pse britma e një të sapolinduri mund të jetë frustuese, shfletoni listën e gjërave që kërkon t’ju komunikojë, për shembull: “jam i lodhur dhe dua të fle”; “jam lagur, më ndërro pelenat”; “jam i uritur, dua të ha”, “nuk jam mirë, ndoshta është një dhëmb që dhemb”…

Kur një i sapolindur e di se nevojat e tij do të plotësohen, ai do të ndjehet në një mjedis të sigurt | Kur të keni mësuar t’ju përgjigjeni sinjaleve të fëmijës, ai do të fillojë të besojë tek ju. Një fëmijë, i cili e di se nevojat e tij do t’ju lënë pa fjalë, do të fillojë të ndjehet në një mjedis të sigurt. Dhe kjo është thelbësore për zhvillimin e një lidhjeje të shëndetshme. Nisur nga kjo bazë e sigurt, duhet t’i ndihmoni ata të përshtaten me ndryshimet e mjedisit, duke i mësuar se si t’i qetësoni dhe t’ia dalin mbanë edhe vetë, aftësi të rëndësishme për zhvillimin e sigurisë dhe vetëbesimit.

Tregojini të voglit se i kuptoni emocionet e tij | Një fëmijë mëson t’i vërë rregulla vetes dhe të mos përshkohet nga emocionet kur ndjen se kuptohet nga prindërit. Për këtë, duhen pranuar emocionet e tij, duke thënë fraza të tilla si: “e kuptoj çfarë po kalon, ndjenjat e tuaj janë të rëndësishme, do t’i mbaj mend…” Edhe pse foshnja nuk i kupton fjalët që ju jeni duke i thënë, me anë të zërit tuaj, ajo percepton qëllimet dhe në këtë mënyrë kupton dhe ndihet e sigurt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top