Këshilla & Arsye

February 7, 2020 | 8:16

3 këshilla se si të shmangim virozat e stinës

Në këtë periudhë të vitit shumica e njerëzve vuajnë nga simptomat e ftohjes, dhimbjet e grykëve apo virozat. Përtej këshillës më të zakonshme “vishuni më trashë”, po ju propozojmë tri kura natyrale për të parandaluar simptomat e gripit.

Shafrani pluhur

Kjo erëz është e njohur për fuqinë e saj për të shkrirë sekrecionet e hundëve dhe çliron nga kolla e thatë. Mund ta merrni duke hedhur një lugë shafran në gjysmë gote qumësht të ngrohtë, të paktën 2-3 herë në ditë para buke.

Xhinxhëri, piperi dhe karafili kokërr

Përzieni gjysmë luge xhinxhër pluhur me piper dhe karafil. Hidhni dhe një lugë mjaltë. Shtojini ujë të ngrohtë dhe pastaj pijeni. Edhe xhinxhëri ka veti tretëse dhe ndihmon në çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Qepa

Kjo perime, njësoj si shafrani, ka veti shumë të mira tretëse në aparatin e rrugëve të frymëmarrjes dhe për më tepër parandalon sekrecionet e hundëve. Pirja e lëngut të qepës së gjallë, mbi të gjitha në orët e para të mëngjesit, edhe pse nuk është e lehtë, mund të çlirojë simptomat e bronkitit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top