Këshilla & Arsye

February 7, 2020 | 8:13

Dhuna në familje lë gjurmë gjenetike te fëmijët

Studiuesit kanë zbuluar se si fëmijët, të cilët jetojnë në familje që kanë një person që ushtron dhunë, ka kryer vetëvrasje apo burg, karakterizohen nga dhuna, pësojnë ndryshime në kodin e tyre gjenetik.

Sipas studimit të bërë në “Tulane University School of Medicine”, New Orleans dhe të botuar në numrin e fundit të revistës “Pediatrics”, rezultatet e marra kanë nxjerrë në pah gjurmë jo vetëm në psikikën e fëmijëve, por edhe në ADN-në e tyre. Le të shohim se si kanë arritur në këtë përfundim. Studiuesit morën një kampion materiali gjenetik të 80 fëmijëve të moshave nga 5 deri në 15 vjeç dhe, në të njëjtën kohë, intervistuan prindërit e tyre rreth situatës në familje.

Drejtuesja e këtij studimi, Stacy Drury, tregon se: “Nivelet e larta të stresit në familje, si për shembull dhuna, ndikojnë në ADN-në e qelizave të fëmijëve. Sa më shumë të ekspozohet fëmija ndaj dhunës, aq më shumë lë gjurmë te AND-ja e tij”.

Ngjarjet traumatike në familje janë, në fakt, më të forta te femrat, të cilat vuajnë më shumë. Në përfundim, ky studim sugjeron se si ambienti familjar ka një rëndësi të madhe për të zvogëluar ndikimin biologjik që shenjojnë ngjarjet e dhunshme te fëmijët dhe se si mund të favorizojë përmirësimin e gjendjes shëndetësore në përgjithësi, kur ata të rriten dhe të jenë në moshë madhore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top