FB

July 20, 2022 | 10:20

3 këshilla si të jetoni me gëzim…

Në shoqërinë e sotme është normale të vuani nga mungesa e kohës. Por kur ndiheni të lodhur është e udhës të ngadalësoni dhe të riorganizoni jetën. Koha është një nga burimet më të rëndësishme që keni dhe nëse doni të jetoni në harmoni dhe pa stres duhet ta menaxhoni sa më mirë atë.

Organizoni punën!  

Ekzistojnë shumë mënyra se si të organizoheni në punë. Për shembull: ndajeni në afate kohore. Filloni nga 25 minuta dhe pas çdo shkëputjeje bëni 5 minuta pushim. Pas çdo 3-4 “seksionesh” pushoni më gjatë, rreth 30 minuta, në mënyrë që të organizoheni më mirë në punë. Këshillë: Pushoni: edhe pse mund të keni shumë punë, pesë minuta pushim bëjnë të mundur që të rifilloni me më shumë energji. Në këtë mënyrë do të jeni më produktivë!

Evitoni multitasking!

Duam apo jo, fatkeqësisht jemi persona multitasking çdo ditë, të ngecur mes mijëra detyrimeve – familjare dhe jo – ndaj të paktën në punë evitojeni këtë sjellje. Mos bëni shumë detyra njëherësh, merruni me radhë, mbar[1]oni njërën, filloni tjetrën. Në këtë mënyrë do të punoni më shpejt dhe do të gaboni më pak! Këshillë: Kërkojuni kolegëve të mos ju bezdisin ndërkohë që po mbyllni një projekt. Ulni zilen e telefonit dhe mundohuni t’i përkushtoheni ekskluzivisht detyrës që po bëni.

Mësoni të thoni ‘jo’!

Ndonjëherë të mësoni të thoni jo është e nevojshme edhe në familje apo me miqtë. Ka njerëz që i mbushin ditët e tyre me gjëra që nuk duan t’i bëjnë, vetëm sepse e kanë të pamundur të thonë jo. Këshillë: Ndonjëherë pak egoizëm i shëndoshë ju ndihmon. Nëse thoni jo me mirësjellje dhe nëse është i arsyetuar, refuzimi nuk vret askënd. Mësoni të përzgjidhni gjërat që ju interesojnë realisht, çdo gjë tjetër mund të presë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 171

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top