FB

July 20, 2022 | 10:30

Mikroplastika ndihmon disa viruse të mbijetojnë edhe në plazh, rrezik i drejtpërdrejtë për njerëzit

 

Disa viruse që shkaktojnë diarre dhe të vjella ngjiten në mikroplastikë dhe udhëtojnë mbi to në plazhet tona, duke mbetur infektive për tre ditë ose më shumë. Një studim i botuar në Environmental Pollution thekson se si disa viruse që infektojnë drejtpërdrejtë njerëzit, gjithashtu sillen në një mënyrë të ngjashme, duke u ngjitur në copa të vogla plastike dhe kështu arrijnë të mbijetojë në ujë për të paktën tre ditë. Patogjenët përdorin mikroplastikën si “barka” për të arritur në oqean dhe për të infektuar peshqit të cilët ne i gjejmë në pjatë. “Tri ditë janë të mjaftueshme për të udhëtuar nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në plazhin publik”, thotë Richard Quilliam, koordinator i studimit.

Studiuesit analizuan dy lloje virusesh: viruset e veshura, të tilla si gripi, të cilët janë të mbështjellë në një shtresë lipide të quajtur perikapsid, dhe viruse të pambuluara, viruse enterike si rotavirus (që shkakton diarre) ose norovirus (që shkakton diarre dhe të vjella). Nga këto, të vetmet që mundën t’i ngjiteshin mikroplastikës dhe të mbijetonin janë ato të pambuluara: perikapsidi, i cili në fakt, tretet shpejt në ujë, duke shkaktuar vdekjen e virusit. Duke iu bashkangjitur mikroplastikës, fragmente plastike më pak se 5 mm në madhësi, viruset enterike janë në gjendje të mbijetojnë në ujë për të paktën tre ditë, ndoshta edhe më gjatë: “Fakti që këto copa të vogla plastike mund të kolonizohen nga patogjenë të aftë për të infektuar njerëzit, paraqet një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin”, thotë Quilliam.

Mikroplastika

Mikroplastikët gjenden (pothuajse) kudo: në përqendrime në të cilat gjenden sot në ushqim, ato mund të shkaktojnë dëme të përhershme në qelizat njerëzore. Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza nuk janë në gjendje të kapin mikroplastikën, të cilat rrjedhimisht janë të lira të derdhen në lumenj dhe të arrijnë në det dhe plazhe, ku rrezikojnë të gëlltiten nga pushuesit. “Ndonjëherë i gjejmë në plazh në formën e topave me ngjyra që fëmijët i vendosin shpesh në gojë”, shpjegon Quilliam, i cili tregon se mjaftojnë disa grimca virale për t’u infektuar. Hapi tjetër është të zbulojmë se për sa kohë këto viruse mbeten vërtet infektive, qoftë vetëm tre ditë ose më shumë, dhe, ndërkohë, të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë ndotjen plastike për shëndetin tonë dhe planetin ku jetojmë.

 

Përgatiti O.T / Burimi Focus.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top