Këshilla & Arsye

September 27, 2018 | 9:58

3 lloje motivimi që ju frymëzojnë të bëni gjithçka

Të gjithë keni motivim që ndryshon vazhdimisht. Disa mëngjese ju zgjoheni me energji për të shkuar në punë dhe për të realizuar listën e gjërave që duhet të bëni. Ka të tjerë që mallkojnë mëngjesin dhe i japin vetes edhe pesë minuta më shumë për të fjetur.

Pa përmendur uljet dhe ngritjet që përjetojmë brenda një dite: Gjëja e parë që bëjmë në mëngjes (një stërvitje dhe një ekspres) ne ndihemi si një reklamues për motivim. Në kohën kur vjen pasditja, fillojmë të llogarisim orën mbrapsht, me padurimin për të ecur sa më shpejtë.

Por, identifikimi i “pse-ve” pas veprimeve që kryejmë mund të sjell motivim për t’i bërë më të lehta ditët kur ndiheni më pak të frymëzuar. Nëse jeni duke tërhequr veten në palestër ose duke u zvarritur në punë, një ndryshim në procesin e të menduarit për t’u rilidhur në burimin tuaj të motivimit mund t’ju japë nxitjen për të bërë atë që doni.

3 llojet e motivimit

Motivimet janë kryesisht të ndara në dy kategori: të jashtme dhe të brendshme. Lajmi i mirë është se nëse asnjëri prej tyre nuk e kryen punën, hulumtuesit kanë identifikuar një lloj të tretë të motivimit që është mjaft i fuqishëm.

  1. I jashtëm

Shanset janë se shumë nga gjërat që bëni çdo ditë janë të motivuara nga jashtë. Sipas hulumtimit të publikuar në ‘Contemporary Educational Psychology’, “Motivimi i jashtëm është një konstrukt që ka të bëjë me çdo veprimtari që të arrihet një rezultat i ndashëm”.

Ashtu si të ushtrohesh për të humbur peshë, të mësosh të flasësh italisht për t’u bërë përshtypje miqve të tu, ose të punosh për të mos bërtitur shefi.

“Motivimi i jashtëm është të bërit diçka për shpërblimet që merrni nga jashtë. Në karrierën tuaj, kjo mund të përfshijë përfitime financiare, shpërblime, ngritje në detyrë ose shmangien e shkarkimit nga puna”, thotë Shawna Clark, pronare e Clark Executive Coaching, një kompani për zhvillimin e lidershipit.

  1. I brendshëm

Një studim i ‘Contemporary Educational Psychology’ e përcakton motivimin e brendshëm si “të bërit një aktivitet për kënaqësinë e tij. Kur motivohet së brendshmi, një person më tepër vepron për argëtim ose sfidë, sesa për shkak të produkteve, presioneve ose shpërblimeve të jashtme”.

“Motivimi i brendshëm funksionon sepse ju bën të ndiheni mirë. Ju ndjeni të shpërbleheni së brendshmi për këtë që bëni”, thotë Clark.

  1. Familja

Gjetja e motivimit të brendshëm nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht për ata që nuk janë të pasionuar me punën. Për fat të mirë, ka një mënyrë për ta kompensuar: Mendoni për familjen tuaj. Kjo është shfaqur si një burim i tretë motivimi që provohet të jetë një burim i fuqishëm frymëzimi – madje edhe për ata që nuk ndihen të motivuar ose të motivuar në mënyrë ekstreme për të bërë diçka.

Një studim i ri i botuar në ‘Academy of Management Journal’ vëzhgoi një grup punonjësish të fabrikës, puna e të cilëve detyronte kryerjen e të njëjtë detyrë çdo ditë, pa ndonjë shpërblim për performancë të mirë. Ju do të mendoni se në mungesë të një motivuesi të brendshëm dhe të jashtëm, punëtorët do të kishin pak nxitje për të punuar shumë. Por ajo që studiuesit gjetën ishte se njerëzit që nuk kanë asnjë nga dy llojet e motivimit vazhdojnë të nxiten nga një faktor i tretë i quajtur “motivimi i familjes”.

“Motivimi i familjes mund të lidhet me motivimin e brendshëm dhe të jashtëm. Nëse familja është një vlerë e lartë e juaja, atëherë familja mund të shërbejë si një motivues i brendshëm. Nëse ndieni presion ose detyrime familjare, atëherë kjo është më shumë një motivues i jashtëm”, thotë Clark.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.nbcnews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top