Këshilla & Arsye

October 9, 2018 | 12:33

3 maska natyrale për largimin e pikave të zeza

Nëse ka diçka që është shumë e vështirë për t’u fshehur në fytyrë, janë pikat e zeza dhe të bezdisshme, ato që formohen nga yndyra dhe papastërtitë.

Këtu ju tregojmë se si t’i largoni ato nga komoditeti i shtëpisë tuaj:

Avulli:

Kjo është mënyra më e zakonshme për të eliminuar pikat e zeza. Vendosni për të zier ujin me eukalipt, afroni fytyrën tuaj pranë këtij avulli dhe mbajeni aty për 20 minuta. Që kjo të jetë sa më efektive, mbuloni kokën dhe enën me një peshqir në mënyrë që nxehtësia të shkojë direkt në pore.

Maskë me mollë dhe limon:

Limoni do të kontrollojë prodhimin e yndyrës dhe molla do të ndihmojë në reduktimin e papastërtisë. Ju vetëm duhet të shtrydhni gjysmën e një molle dhe shtoni lëngun e limonit. Aplikojeni këtë maskë në pikat e zeza për 15 minuta dhe më vonë lajeni me ujë të vakët.

Maskë me limon dhe kripë:

Përzieni lëngun e një limoni me pak kripë dhe aplikojeni atë në poret e zeza. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe pastrojeni me ujë të vakët.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top