Në fokus

October 9, 2018 | 12:17

Nga Reti Duka / Mendimet ndikojnë realitetin

Qindra shkencëtarë nga e gjithë bota janë përfshirë në një projekt për studimin se si ndjenjat, apo më saktë parandjenjat ndikojnë në ngjarjet reale të jetës së njerëzve. Përfundimi i studimit konstaton se: njerëzit mund të ndikojnë në gjeneratorë të numrave të rastësishëm ose të parashikojnë ngjarje.

retiProfesor Roger Nelson, Princeton-Unversity (New Jork) studioi për dy vjet e gjysmë nëse ekziston një ndërgjegje globale dhe nëse mendimet tona mund të ndryshojnë botën. Por a ka të menduarit pozitiv në të vërtetë efekt? A ndikojnë lutjet e meditimet në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të njeriut? A jam unë i lidhur me fëmijët e mi edhe pse ata jetojnë në anën tjetër të botës, larg meje? A mund të parashikohen ngjarje para se ato të ndodhin? Edhe për kafshët? “Këto pyetje dhe anomali i kemi studiuar shkencërisht në PEAR-Labor në Princeton University”, tregon shkencëtari në një intervistë dhënë gazetës austriake “Krone”.

Ai ka paraqitur punën shkencore të kryer prej mëse dhjetë vjetësh, së fundmi në librin e tij “Shpirti i botës”. Gjetja më e rëndësishme e tij është: “Vetëdija jonë duket se nuk qëndron vetëm në trurin tonë, por (kjo është më e çuditshmja) ekziston pavarësisht trupit. Vetëdija ose ndërgjegjësimi nuk ka hapësirë dhe kohë”. Një ndër 7 persona ka aftësi shpirtërore dhe shumë pak nga e dinë këtë.

Nga ana psikologjike lind natyrshëm pyetja: Në të vërtetë, çfarë aftësish ka ndërgjegjja jonë? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje Prof. Nelson dhe stafi i tij përdorën gjeneratorët e rastësishëm të numrave. “Ne duam të masim nëse këto makineri mund të ndikohen vetëm nëpërmjet fuqisë së mendimeve, gjë që duhej të ishte e pamundur. Nëse ju hidhni një monedhë disa herë, do të krijojë një baraspeshë me anët të cilat do bjerë. Ky është thjesht veprim matematikor, sepse vërtetësia qëndron gjithmonë tek 50%. Për këtë arsye gjeneratori lëviz 1000 herë në sekondë. Ne vendosëm personat testues disa metra larg aparatit të mbuluar nga drita dhe iu dhamë detyrën që vetëm nëpërmjet mendimeve të ndikonin mbi aparaturën.

Përfundimi i testimit e habiti Nelson dhe stafin e tij eksperimentues. “Gati 15% e të gjithë pjesëmarrësve testues nga njëmijë, patën aftësinë të ndikonin gjeneratorin. Një në shtatë vetë nëpërmjet mendimeve, mund të ndikonte mbi makinerinë dhe kështu edhe mbi botën tonë fizike. Për matjen globale të fuqisë së mendimeve, Prof.Nelson me “Global Consciousness Project” të iniciuar prej tij, së bashku me 100 shkencëtarë nga e gjithë bota vendosën mbi 150 gjeneratorë numrash në Tokë dhe jo të lidhur me njëri-tjetrin, duke marrë gjatë 24-orësh pa ndërprerje të dhënat matëse.

Eksperimenti i parë u krye në varrimin e princeshë Diana: “Aparaturat matëse në gjithë botën dhanë rezultate gati të pabesueshme. Njerëzit në gjithë botën ishin në këtë ngjarje në momente dhimbjeje, keqardhjeje dhe dashurie të bashkuar. Në këtë moment ndërgjegjja, fuqia e mendimeve të tyre ndryshuan gjendjen fizike, reale të botës. Përse ndodh kjo, as vetë profesori nuk mund ta shpjegojë. “Por se ekziston një rreth, një lidhje midis nesh, njerëzve, e ku ne jemi vetëm në fillimet e studimeve tona shkencore, kjo as që mund të diskutohet apo të vihet në dyshim”, thekson ai.

Në rastin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, gjeneratorët të cilët prej dhjetë vjetësh, në gjithë botën të shpërndarë nëpër institucione të ndryshme, filluan të tregonin anomali masive që 4 orë përpara se të fillonte sulmi terrorist me avionin e parë në World Trade Center në New York. Dhe lindin pyetje legjitime: A është e ardhmja jonë e paracaktuar? A është jeta jonë po kështu e paracaktuar, apo a kemi ne aftësi të pavetëdijshme për të parashikuar ngjarje? Kjo do të sqaronte edhe faktin se përse mijëra njerëz kanë intuitën, parandjenjën se do të ndodhë një fenomen në jetën e tyre përpara se kjo të bëhet vërtet realitet.

Edhe te kafshët vërehet dhe është vërtetuar ky fenomen prej kohësh. Si për shembull: në tsunamin e vitit 2004 ku pas tërmetit në oqeanin indian gati 230.000 njerëz humbën jetën, nuk u gjet as edhe një kafshë e ngordhur. “Nuk u gjet as një lepur apo ketër i ngordhur”, sipas zëvendësdrejtorit të shoqatës për mbrojtjen e natyrës dhe kafshëve të Sri Lankës. Qen që vajtojnë humbjen e të zotit, delfinë inteligjentë që shpëtojnë jetën e një fëmije – edhe kafshët kanë ndërgjegje, siç e kanë theksuar udhëheqës shkencëtarë në “Cambrigde Declaration”.

Profesor Nelson është i bindur se shumë tradita, kultura të ndryshme, fe të ndryshme, mund të kuptohen lehtë pas përfundimit të këtij studimi. “Koncepti ndërlidhës, të qenit një, gjendet gjithandej. Njerëzit falen apo luten që kur fillojnë të ndërgjegjësohen, këtë e bëjnë për shkaqe dhe arsye të mira. Këto rituale na kanë shoqëruar prej krijimit të njerëzimit e deri në kohët e sotme dhe i përkasin jetës sonë. Ne shohim nëpërmjet tyre një forcë të mbinatyrshme. Dikur nëpërmjet faljeve, meditimeve, lutjeve transmetohet kjo fuqi e mbinatyrshme që shumica e quajnë Zot. A ekziston një Zot apo jo? Këtë shkenca ende nuk e ka shpjeguar, por as nuk e ka injoruar.

Lehtësisht e vërtetueshme, sipas Prof. Nelson është fakti që: “Sa më shumë njerëzit meditojnë apo luten, aq më efektiv është rezultati. Si shkencëtar mund t’ju them se: “Meditimi dhe lutja mund të ndikojnë materien tonë në formë aparature matëse. Përse është kështu? Si shkencëtar nuk mund t’ua them dot, por si njeri mund t’u them: “Meditimi, lutja, shprehja e dëshirave, të menduarit pozitiv, kanë një fuqitë jashtëzakonshme dhe mund të ndryshojnë në mënyrë pozitive jetët e njerëzve. Realiteti ynë ndryshon vërtet, sipas mënyrës se si ne mendojmë!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com