Mirëqenie

July 28, 2016 | 16:53

3 mënyra natyrale kundër pagjumësisë

Të gjithë e kemi përjetuar pagjumësinë. Herët a vonë, një ditë apo një tjetër, gjendemi duke luftuar me mungesën e gjumit. Shtrirë në shtrat, të drobitur, të stresuar, fiksuar pas orës duke llogaritur se sa pak kohë ka mbetur derisa të bjerë zilja e mëngjesit… Pastaj është ai projekt i lënë përgjysmë në punë, që s’mund të rrish pa e menduar… Me shumë gjasa është pikërisht stresi që na bën të zgjohemi para kohe në mëngjes e na pengon të dremisim ëmbëlsisht në mbrëmje. Nuk është habi që një prej arsyeve më të zakonshme që sjell pagjumësinë është pikërisht stresi, i cili është gjithmonë shkak shqetësimi dhe shpesh e humbasim vetëdijen. Sinjali më i zakonshëm vjen nga ndjenja se nuk mundemi “të stakojmë spinën” dhe mendojmë pafundësisht për ditën që kaluam, ditën që do të vijë, duke u përqendruar vetëm te problemet, mangësitë dhe ato gjëra që na bezdisin. Në vend që të gjejmë një zgjidhje dhe t’i hedhim pas krahëve shqetësimet, rrimë shtrirë në shtrat dhe nuk mundemi t’i largojmë mendimet negative. Ne kemi përzgjedhur 3 hapa të thjeshtë, të cilët vlejnë për të luftuar pagjumësinë.

-Jetoni çdo moment të vogël me vetëdije

Bëni një dush me ujë të nxehtë. Drejtojeni vëmendjen drejt ndjenjave të relaksit dhe qetësisë që po përjetoni. Lëreni ujin të rrjedhë në trupin dhe mendime. Nëse ndër mend të kalojnë mendimet e përditshmërisë, gjërat që duhet të bëni, ndonjë shqetësim, mos e gjykoni veten, vëzhgoje çdo gjë me imtësi dhe drejtoheni vëmendjen në të tashmen. Ajo që do bëjë diferencën është aftësia për të mos gjykuar veten dhe se mendimet tuaja e çojnë fokusin në atë çka po përjetoni.

-Hani me vetëdije

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar pagjumësinë është ajo se si ushqehemi. Hamë disa herë në ditë dhe zakonisht, ndërkohë që e bëjmë, bisedojmë apo lexojmë një libër, vazhdojmë të punojmë apo të shohim televizor. Ushqimi, në mënyrë të vetëdijshme, ndihmon edhe të humbim peshë dhe ta mbajmë nën kontroll formën fizike, pasi zakonisht, duke qenë të shpërqendruar, nuk e kuptojmë me saktësi sasinë e ushqimit që marrim. Prandaj uluni në tavolinë përpara ushqimit, shijojeni, thjesht vëzhgojeni. Kjo shërben që mos të mendoni gjëra të tjera, përveç pjatës që keni përpara.

-Praktikë, praktikë dhe vetëm praktikë

Vetëdija mund të ushtrohet në pothuajse çdo situatë, ndërsa prisni në radhë duke vëzhguar zhurmat rreth e qark, teksa shihni një pikturë… Sa më shumë të ushtroheni, aq më shumë do t’ia dilni të praktikoheni në çdolloj situate edhe në ato më stresuese dhe do të ndiheni në paqe. Madje, pa e kuptuar fare, në mbrëmje do të flini të qetë.v

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top