Gjithnjë e më shumë njerëz po preken nga koronavrusi, disa janë asimptomatike të tjerët kanë përshtypjen e gripit. Kush testohet dhe rezulton pozitiv është i shqetësuar dhe vazhdon t’i bëjë vetes të njëjtën pyetje: “A do të jem mirë?”. Disa pacientë dëshmuan se ata luftuan shumë kundër këtij virusi dhe se disa simptoma vazhduan edhe pasi testi i kontrollit rezultoi negativ.
Për të dhënë një shpjegim mbi këtë temë, Profesor Louis Bernard, shefi i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Tours, dha një pamje të hollësishme të simptomave të sëmundjes dhe konkretisht atyre që vazhdojnë edhe pas shërimit.
Sars-CoV-2 , cilat janë simptomat e vazhdueshme?
Profesori dha një përgjigje duke analizuar 150 pacientët e tij ende të shtruar në spital, por jashtë kujdesit intensiv. “Një muaj pas shtrimit në spital, ne zbulojmë se 80% kanë ende të paktën një simptomë të vazhdueshme: shumicën e kohës ankohen për lodhje, kollë ose dhimbje të kyçeve. Për më tepër, disa pacientë të rikuperuar vuajnë ende nga agjeria (humbja e shijes) ose anosmia (humbja e nuhatjes)”.
Simptomat më të vështira për t’u larguar:
Lodhje e vazhdueshme
Pacientët që kanë konstatuar se janë sëmurur për shkak të Covid-19 u kanë thënë mjekëve se nuk mund të rimarrin energjinë e tyre. Lodhja dhe dobësia e tepërt duket se vazhdojnë edhe pas rikuperimit, duke i bërë ish-të sëmurët të ndihen jashtëzakonisht të dobët. Një studim i botuar në MedRxiv dhe i kryer nga Dr. Liam Toënsend i Spitalit St James në Dublin foli për një numër të pacientëve që përjetojnë këtë çrregullim pas shërimit, 50% e pacientëve në një spital Irlandez përjetuan lodhje të vazhdueshme pas shërimit për të paktën 6 muaj.
Kollë e vazhdueshme
Kollitja e njerëzve të infektuar me Coronavirus është zakonisht e thatë. Një kollë aq e thatë dhe irrituese saqë parandalon pacientët të marrin frymë siç duhet. OBSH në një konferencë për shtyp konfirmoi se në shumë raste ata që u shëruan nga Covid ankohen për kollë të thatë, lodhje dhe paaftësi për të marrë frymë siç duhet, madje edhe disa muaj pas shërimit. Shpesh këto probleme të frymëmarrjes shoqërohen edhe me dhimbje gjoksi.
Dhimbje të vazhdueshme të nyjeve ose muskujve
Edhe dhimbjet e kyçeve dhe/ose muskujve nuk priren ta lënë pacientin e rikuperuar nga Covid për shumë muaj. Sipas një studimi shkencor, ndër simptomat kryesore të Covid-19 gjejmë dhimbjet e kyçeve dhe ato nganjëherë mund të bëhen kronike tek njerëzit që janë të sëmurë me Covid.
Simptoma të vazhdueshme
Lodhja, kollitja, dhimbja në gjoks e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të kyçeve nuk janë shqetësimet e vetme për të mbijetuarit e kësaj sëmundjeje. Shumë pacientë ishin të habitur që ndiheshin shumë më mirë dy javë pas infeksionit, para se të përjetonin një lloj “rikthimi” disa ditë më vonë, si një qetësi para stuhisë.
Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë për shkak të “prishjes së sistemit imunitar”. Sipas mjekut, “këta pacientë mund të kenë rënë në kontakt me virusin, i cili është akoma duke qarkulluar dhe të kenë shfaqur përsëri simptoma, sepse reagimi imunitar i trupit të tyre riaktivizohet, pa një urgjencë serioze mjekësore”.
Kjo sëmundje është ende duke u studiuar dhe ka akoma shumë pyetje, të cilave ekspertët nuk janë në gjendje t’u përgjigjen. Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person. Gjëja më e mirë për të bërë do të ishte të ndiqni me përpikëri masat e sigurisë dhe të shmangni kontaktin me këtë virus të rrezikshëm.
Burimi / https://www.chedonna.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.