Mirëqenie

November 5, 2020 | 10:33

3 ushqimet më të mira për të reduktuar dhimbjen e mesit

Dhimbja e shpinës është një gjendje e zakonshme që prek shumicën e njerëzve në një moment të jetës së tyre. Dhimbja e shpinës mund të shkaktohet nga gjumi në pozicion të gabuar, sjellja e keqe ose edhe nga një dëmtim i vogël.

Në shumicën e rasteve, dhimbja e shpinës nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe do të përmirësohet vetvetiu brenda disa javësh ose muajsh. Por, ju mund të shpejtoni shërimin tuaj, madje të parandaloni që dhimbja e shpinës të zhvillohet, duke bërë disa ndryshime në dietën tuaj.

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur dhimbjen e shpinës është të hani më shumë ushqime të pasura me kalcium. Ushqimet që janë të mbushura plot me kalcium, përfshirë djathin, perimet me gjethe jeshile dhe sardelet, janë thelbësore për shëndetin e shpinës tuaj, sipas mjekes të kirurgjisë Dr. Kelly Andrews.

Kalciumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave të shpinës, veçanërisht në moshën e vjetër. Mosmarrja e mjaftueshme e kalciumit në dietën tuaj rrit rrezikun e osteoporozës. Një nga simptomat kryesore të së cilës është dhimbja e shpinës, si rezultat i rruazave të fraktura. “Ndërsa shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm, ushqimi i mirë dhe një dietë e ekuilibruar janë përbërës të rëndësishëm të shëndetit të përgjithshëm”, tha Dr. Andreës.

“Ajo që mund të habisë njerëzit me probleme shpine është se dieta, ushtrimet fizike dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme gjithashtu luajnë një rol të veçantë për shëndetin e shpinës. Kalciumi është thelbësor për shëndetin e kockave dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të nevojshëm të masës kockore gjatë gjithë jetës dhe veçanërisht në moshën e vjetër. Marrja adekuate e kalciumit është veçanërisht e rëndësishme për të ndihmuar në parandalimin e zhvillimit të osteoporozës, një çrregullim i karakterizuar nga kocka të dobëta dhe të brishta që mund të rezultojë në fraktura të dhimbshme vertebrale.”

Kalciumi është gjithashtu thelbësor për rregullimin e tkurrjeve të muskujve në trup, përfshirë rrahjet e zemrës. Të gjithë të rriturit kanë nevojë për të paktën 700mg kalcium çdo ditë. Ndërkohë, ju gjithashtu mund të ulni rrezikun e dhimbjes së shpinës duke shkurtuar sasinë e vajit vegjetal në dietën tuaj.

Vaji i perimeve është i pasur me acide yndyrore omega-6, të cilat kontribuojnë në inflamacion në trup. Ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë gjithashtu për të parandaluar kthimin e dhimbjeve të shpinës.  Ata që rrezikojnë më shumë të shfaqin dhimbje shpine janë personat mbipeshë.

 

 

Burimi / https://www.express.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top